CNN raporton se ish-Presidenti amerikan Donald Trump është arrestuar në gjykatën federale amerikane në Majemi dhe do të akuzohet për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara.

Në seancën gjyqësore do të diskutohet edhe mundësia e garancisë pasurore që ish-Presidenti amerikan Donald Trump të hetohet në gjendje të lirë deri në pritje të gjykimit.

Por sipas CNN, prokurorët mund të kërkojnë që të vendosen kufizime në komunikim me dëshmitarët.