Gëzim Mekuli, kritik i mediave

Aristoteli i konsideronte fjalimmbajtësin, fjalimin dhe publikun si resurse retorike. Që të gjitha marrë së bashku, në mënyrën e tyre, kontribuojnë në bindjen e tjetrit. Kështu, me mjaft saktësi këto do të emërzoheshin më së miri si mjete për të bindur ose mjete bindëse.

Në greqishten e vjetër, fjala që përdorej ishte pistis (πίστις), kurse në shqip barasvlera e saj kuptimore është “bindje” ose “besim”. Gjithnjë sipas teorisë retorike, njerëzit kanë në dorë tre faktorë për të bindur e ndikuar publikun. Duke folur me kategorizimet e bëra nga Aristoteli, ata janë me sa vijon: Ethos, Pathos dhe Logos.

Në antikitet, retorikanët e kohës e konsideronin retorikën si komunikim pragmatik. Preokupimi i tyre i vazhdueshëm ishte vramendja mbi atë se çfarë duhet të bënin fjalimet.

𝐏𝐫𝐚, 𝐜𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐚𝐭𝐨 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭’𝐢 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐣𝐧𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭’𝐢 𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐣𝐧𝐞̈?

Në çdo rrethanë, qëllimi kryesor i komunikimit retorik është për të bindur. E për të arritur këtë qëllim, fjalimmbajtësi duhet të plotësojë tri kritere:

𝐏𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐞̈𝐩𝐚𝐫𝐢, ai duhet të na mësojë, pra të informojë e të argumentojë (docere).
𝐏𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐞̈𝐝𝐲𝐭𝐢, ,ai duhet të na kënaqë, duke mbajtur gjallë vëmendshmërinë, të argëtojë e të magjepsë (delectare).
Dhe, 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐞̈𝐭𝐫𝐞𝐭𝐢, ai duhet të na lëvizë, duke apeluar në ndjenjat tona, ashtu sikurse edhe të ndikojë tek publiku për të vepruar (movere).

Rrjedhimisht, nisur nga këto tri konsiderata, çdo fjalim i mirë duhet të informojë, të argëtojë, të magjepsë e të lëvizë publikun (docere, delectare, movere). Në artin retorik, disa i kushtojnë më shumë rëndësi anës etike (Ethos); disa ngacmojnë dhe luajnë me ndjenjat e publikut (Pathos), e të tjerë orvaten të argumentojnë me arsye e me logjikë (Logos). Kësisoji na bëhet akoma më e qartë se njeriu është kokë (logos), bark (pathos) dhe zemër (ethos). Prandaj eshtë e këshillueshme, dhe njëkohëisht e leverdishme, që të apelojmë tek njeriu si anatomi/biologji.

𝐚. 𝐌𝐛𝐢 𝐄𝐭𝐡𝐨𝐬𝐢𝐧
Me Etos referohet karakteri, e ngandonjëherë edhe personaliteti i fjalimmbajtësit. Ai merret me atë se si besueshmëria dhe fuqia bindëse e autorit krijohet tek lexuesi. Kjo mund të ndodhë përmes tekstit ose njohurive që qëndrojnë jashtë tekstit. Së këndejmi, Etosi është mjeti më i rëndësishëm retorik për bindje, ku vetë folësi funksionon si argument. Folësi duhet të ketë besueshmëri. Nëse publiku nuk i beson folësit, ai nuk i pranon as argumentet e tij. Pra, etika e folësit synon, më e pakta, të ngjallë tri gjëra në publik: besim e simpati te publiku, argëtim e kënaqësi.

Nëse ne e dimë që një profesor ka shkruar një tekst, atëherë kjo na shtyn që t’i besojmë më shumë këtij teksti, sesa ky shkrues po të ishte një student apo një gazetar partiak.
Dërguesi, pra, është një pjesë e porosisë. Jo shumë njerëz e dinë se Vidkun Quislingu (norvegjezi i cili pati admirim dhe bashkëpunoi me nazistët) shkroi një vepër filozofike, e cila u bë e mundur të lexohet vetëm në kohët e fundit. Por vetëm një numër i vogël nga ne do ta vlerësonte seriozisht këtë vepër. Kjo sepse menjëherë aktivizohet vlerësimi i etosit, pra karakteri i tij.

Do të ishte interesante sikur dikush të bënte vlerësimin e veprës së tij, por duke mos ditur gjë paraprakisht për jetën e autorit shkrues. Të parat publikime të Albert Einsteinit, edhe në kohën kur ai po shpaloste teorinë e relativitetit, nuk u morën fort seriozisht nga publiku. Njerëzit nuk kishin besim se një person, i cili punonte në një zyrë të rëndomtë, kishte fuqinë profesionale për të shkruar artikuj të atillë shkencorë.

Publiku mund të krijojë përshtypje për shkrimtarin/fjalimmbajtësin edhe përmes mënyrës se si ai shkruan e flet. Etosi është i rëndësishëm në komunikimin retorik. Sepse kjo çon tek cilësia, besueshmëria dhe autoriteti i personit apo institucionit që shkruan.
Nuk është vetëm besueshmëria e fjalimmbajtësit/shkruesit ajo që është vendimtare, nëse ne do të besojmë në atë se çfarë ai ka shkruar. Edhe bindja dhe besueshmëria duhet të ndërtohen përmes argumentimit. Prandaj, folësi duhet të përjetohet nga publiku si një person me moral të shëndoshë, i zgjuar dhe me aftësi të mbrehtë gjykuese dhe që e do më të mirën për publikun e vet. Në retorikë, kjo gjë njihet me fjalën delectare.

𝐛. 𝐌𝐛𝐢 𝐏𝐚𝐭𝐡𝐨𝐬𝐢𝐧
Me një përkthim të zakonshëm të fjalës lashtogreke pathos (πάθος), jashtë fushës së retorikës, siç janë për shembull tragjeditë klasike greke, do të përftohej fjala “vuajtje”. Por ajo e ka të brendashkruar edhe një rreze më të gjerë konotacioni si “vrull” ose “pasion”.
Nëse pathosit ia vëmë shenjat e barazimit kuptimor me fjalën “ndjenjë”, atëherë duhet të kemi parasysh se këtu bëhet fjalë për ndjenja të forta. “Ndjenjat janë diçka që ndikojnë njerëzit asisoj që këta ndryshojnë apo ndërrojnë mendimin e vet; që janë shoqëruese të shqetësimit ose kënaqësisë, ashtu sikurse zemërimi, dhembshuria, frika dhe çdo gjë që është e kundërta e tyre”, shkruante Aristoteli.

Fjalimmbajtësi duhet të shkaktojë pathos në publik si një hallkë që çon deri te bindja. Kjo e fundit ndodh në sajë të ndihmës së publikut, atëherë kur fjalimi ia del mbanë të ngacmojë emocione tek ai. Përdorimi i emocioneve e ka të domosdoshme fillimisht njohjen e tyre.
Shi për këtë, Aristoteli shkruante se “𝒛𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊 𝒏𝒅𝒐𝒅𝒉 𝒏𝒆̈ 𝒍𝒊𝒅𝒉𝒋𝒆 𝒎𝒆 𝒗𝒆𝒕𝒆𝒏. 𝒁𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒎𝒐𝒏𝒆̈ 𝒊 𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒖𝒂𝒓 𝒕𝒆𝒌 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒑𝒆𝒓𝒔𝒐𝒏, 𝒑𝒆̈𝒓𝒅𝒆𝒓𝒊𝒔𝒂 𝒖𝒓𝒓𝒆𝒋𝒕𝒋𝒂 𝒌𝒖𝒏𝒅𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒂 𝒌𝒍𝒂𝒔𝒂𝒗𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒍𝒍𝒐𝒋𝒆𝒗𝒆. 𝒁𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊 𝒎𝒖𝒏𝒅 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒂𝒍𝒐𝒋𝒆̈ 𝒑𝒂𝒔 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒌𝒐𝒉𝒆, 𝒖𝒓𝒓𝒆𝒋𝒕𝒋𝒂 𝒋𝒐. 𝒁𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒅𝒆̈𝒔𝒉𝒊𝒓𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒉𝒕𝒖𝒂𝒓 𝒅𝒉𝒆𝒎𝒃𝒋𝒆, 𝒖𝒓𝒓𝒆𝒋𝒕𝒋𝒂 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒅𝒆̈𝒔𝒉𝒊𝒓𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒉𝒌𝒂𝒌𝒕𝒖𝒂𝒓 𝒅𝒆̈𝒎𝒆” “𝑻𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒆̈ 𝒂𝒕𝒂 𝒒𝒆̈ 𝒋𝒂𝒏𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒆̈𝒎𝒖𝒓𝒆̈, 𝒕𝒆̈ 𝒗𝒂𝒓𝒇𝒆̈𝒓, 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒓𝒆𝒌𝒖𝒓 𝒏𝒈𝒂 𝒍𝒖𝒇𝒕𝒂, 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓𝒖𝒂𝒓, 𝒕𝒆̈ 𝒆𝒕𝒖𝒓, 𝒐𝒔𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒆̈𝒔𝒊𝒔𝒉𝒕, 𝒌𝒂𝒏𝒆̈ 𝒏𝒆𝒗𝒐𝒋𝒂 𝒒𝒆̈ 𝒏𝒖𝒌 𝒎𝒖𝒏𝒅 𝒕’𝒊 𝒑𝒆̈𝒓𝒎𝒃𝒖𝒔𝒉𝒊𝒏, 𝒆 𝒌𝒂𝒏𝒆̈ 𝒇𝒂𝒓𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒆𝒉𝒕𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒂𝒕𝒂𝒏𝒅𝒊𝒔𝒆𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒛𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎, 𝒗𝒆𝒄̧𝒂𝒏𝒆̈𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕 𝒏𝒅𝒂𝒋 𝒂𝒕𝒚𝒓𝒆 𝒒𝒆̈ 𝒆 𝒔𝒉𝒐𝒉𝒊𝒏 𝒈𝒋𝒆𝒏𝒅𝒋𝒆𝒏 𝒆 𝒕𝒚𝒓𝒆 𝒔𝒊 𝒉𝒊𝒄̧𝒈𝒋𝒆̈”.

Veçori e një fjalimmbajtësi vërtet të mirë vlerësohet të jetë kur ai arrin të luajë me ndjenjat e publikut ashtu që ai e bën atë të qajë e të qeshë simbas nevojës. Por, mungesa e pathosit mund të dobësojë besueshmërinë e oratorit. Thuhet se Klaudi mëtonte se një njeri kishte dashur ta vrasë. Por ai fliste aq dobët e përhumbshëm sa Ciceroni e cilësoi këtë si një shenjë se e gjithë akuza nuk ishte gjë tjetër veçse shpifje nga ana e Klaudit.
Ai gjatë mbrojtjes së vet pyet: “𝑲𝒖 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒑𝒂𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒆̈𝒔𝒊𝒂 𝒆 𝒕𝒉𝒆𝒍𝒍𝒆̈? 𝑲𝒖 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒛𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊 𝒚𝒕? 𝑵𝒆 𝒏𝒖𝒌 𝒑𝒂𝒎𝒆̈ 𝒔𝒉𝒆𝒏𝒋𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒕𝒎𝒆𝒓𝒓𝒊𝒕, 𝒕𝒊 𝒏𝒖𝒌 𝒆 𝒓𝒓𝒂𝒉𝒆 𝒂𝒔 𝒈𝒋𝒐𝒌𝒔𝒊𝒏, 𝒂𝒔 𝒌𝒐𝒌𝒆̈𝒏 𝒆 𝒂𝒔 𝒌𝒆̈𝒎𝒃𝒆̈𝒕 𝒎𝒆 𝒅𝒖𝒂𝒓! 𝑵𝒖𝒌 𝒌𝒊𝒔𝒉𝒆 𝒎𝒂𝒅𝒋𝒆 𝒂𝒔 𝒆𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒂𝒌 𝒏𝒈𝒆̈𝒓𝒄̧ 𝒏𝒆̈ 𝒌𝒆̈𝒎𝒃𝒆̈! 𝑻𝒊 𝒂𝒔 𝒏𝒖𝒌 𝒏𝒂 𝒏𝒙𝒆𝒉𝒆 𝒈𝒋𝒂𝒌𝒖𝒏, 𝒏𝒆 𝒎𝒆𝒛𝒊 𝒊 𝒎𝒃𝒂𝒏𝒊𝒎 𝒔𝒚𝒕𝒆̈ 𝒉𝒂𝒑𝒖𝒓 𝒈𝒋𝒂𝒕𝒆̈ 𝒇𝒋𝒂𝒍𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈𝒏𝒅”.

Në këtë mënyrë dikush mund të (keq)përdorë përmbajtjen ose qetësinë e fjalëmbajtësit, “ose, me fjalë të tjera, gabimin e tij” , siç do të shprehej Ciceroni.
Kësisoj lind edhe pyetja nëse fjalëmbajtësi duhet të angazhohet vetë, dhe nëse ndjenjat (emocionet) duhet të jenë të vërteta. Për këtë çështje, Cicero thoshte se “një dëgjues kurrë nuk do ta lejojë veten që të përndezet nëse fjalimi nuk arrin tek veshi i tij perderisa ai është ende i zjarrtë.”
Thënë figurshëm, dikush duhet të digjet për të ndezur një zjarr. Ata që mbajnë fjalimin duhet “𝒕𝒆̈ 𝒋𝒆𝒏𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒈𝒋𝒆𝒏𝒅𝒋𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒃𝒆̈𝒉𝒆𝒏 𝒕𝒆̈ 𝒛𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒖𝒂𝒓, 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒅𝒋𝒆𝒋𝒏𝒆̈ 𝒗𝒖𝒂𝒋𝒕𝒋𝒆, 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒉𝒑𝒆̈𝒓𝒕𝒉𝒆𝒋𝒏𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒗𝒂𝒋.”
Ciceroni, i cili veç e kishte mjeshtëruar bashkëvuajtjen, thoshte për veten e tij se nuk ishte dhuntia prej gojëtari që e bënte aq të madh në këtë fushë, por ndjenjat e tij të vërteta të bashkëvuajtjes. Ai kaplohej e përndizej nga, siç e përshkruante, një “fuqi e madhe e brendshme, saqë unë nuk e zotëroj veten time”.

Kur është fjala për pathosin, është me vend të rikujtohen fjalët e Kuintilit , sipas të cilit “𝙨𝙝𝙥𝙚𝙨𝙝 𝙠𝙪𝙧 𝙢𝙗𝙖𝙟𝙖 𝙛𝙟𝙖𝙡𝙞𝙢𝙚, 𝙟𝙖𝙢 𝙥𝙧𝙚𝙠𝙪𝙧 𝙖𝙦 𝙨𝙝𝙪𝙢𝙚̈ 𝙨𝙖𝙦𝙚̈ 𝙟𝙤 𝙫𝙚𝙩𝙚̈𝙢 𝙛𝙞𝙡𝙡𝙤𝙟𝙖 𝙩𝙚̈ 𝙦𝙖𝙟𝙖, 𝙥𝙤𝙧 𝙚𝙙𝙝𝙚 𝙯𝙗𝙚𝙝𝙚𝙨𝙝𝙖 𝙥𝙤𝙨𝙞 𝙣𝙟𝙚̈ 𝙠𝙪𝙛𝙤𝙢𝙚̈ 𝙙𝙝𝙚 𝙩𝙧𝙚𝙜𝙤𝙟𝙖 𝙠𝙧𝙚𝙟𝙩 𝙨𝙝𝙚𝙣𝙟𝙖𝙩 𝙚 𝙣𝙟𝙚̈ 𝙫𝙪𝙖𝙟𝙩𝙟𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙫𝙚̈𝙧𝙩𝙚𝙩𝙚̈”.

Në çdo rast, fjalimmmbajtësi duhet të jetë i aftë të kontrollojë si ndjenjat, ashtu edhe zjarrin, që i ndezë gjatë ligjërimit retorik. Ndonëse emocionet janë veçse mjet bindje në duart e retorikës, ky element retorik nuk duhet keqkuptuar e as keqinterpretuar: pathosi e përjashton elementin irracional brenda nesh dhe, vetëkuptueshëm, i kundërvihet ndjekjes impulsive individuale.

Është kërkesë e domosdoshme, pra, që fjala të shpaloset asisoj që të jetë sa më e besueshme për publikun. Dhe kjo, ç’është e vërteta, përben arsyen kryesore pse oratori apelon tek populli/publiku. Rrjedhimisht, shkruesi dhe fjalimmbajtësi kanë si qëllim që publikut t’ia japin një kahje në një drejtim të caktuar. E për të arritur këtë gjë, fjalëmbajtësi, midis të tjerash, duhet të përqendrohet edhe tek ndjenjat, vlerat dhe pikëpamjet e caktuara të publikut.

𝐜. 𝐌𝐛𝐢 𝐋𝐨𝐠𝐨𝐬𝐢𝐧
Logosi ka të bëjë me bindjen e publikut duke përdorur argumentim objektiv dhe racional. Kësisoj, dërguesi apelon në arsyen e publikut dhe në intelektin e tij, por jo në ndjenja.
Logosi i mëshon të gjitha llojeve të fakteve, statistikave dhe fjalimeve, pra gjërave që mund të maten, peshohen dhe vërtetohen. Gjithashtu, një apel i fortë i logosit mund të arrihet duke përdorur një gjuhë asnjanëse, të baraspeshuar dhe objektive, ashtu sikurse edhe një argument të qartë e faktik.

Apelet e logosit karakterizohen shpesh nga shprehje që theksojnë kontekstin logjik të tekstit, me anë të lidhëzave kryesisht: “pasi”, “sepse”, “për këtë arsye”, “domethënë”, “për shkak të…” e kështu me radhë. Duke e ndërmendur gjithë këtë, logosi megjithatë kërkon përdorim të kujdesshëm e me mjeshtri; kjo sepse dobësia kryesore e apeleve të tilla është se fjalimi ose teksti në publik mund të duket i mërzitshëm dhe i rëndë, veçanërisht nëse kufizohet sall në fakte dhe statistika.

Ka të ngjarë që më e rëndësishmja e një fjalimi apo teksti të jetë qëllimi. Pikësëpari, duhet të shihet se si janë shpalosur pikëpamjet kryesore në të. A është kjo një hipotezë të cilën e thotë dikush në publik? A është vallë ky një përfundim që ka edhe argumentin si dëshmi? Këto pyetje mbarështrohen, sepse për publikun hipoteza është ajo e cila e angazhon, ndërkohë një përfundim do të shpërfaqte një çështje të vlerësuar fillim e mbarim, dhe, në një rast të tillë, do ta pasivizonte publikun.
Përveç argumentimit, fjalimmbajtësi mund ta mbështesë fjalën e vet edhe përmes shembujsh. Por, në të njëjtën kohë, është me rëndësi të dihet se këta janë vetëm një dorë shembujsh që, duke qenë të tillë, përshkruajnë vetëm një pjesë të vogël të një tërësie larg më të madhe.
Shembujt, në fakt, mund të kenë një lloj efekti simbolik për porosinë në një fjalim. Retorika i përdor si mjete për të ndikuar, por që në fund të fundit duhet të mbesin vetëm shembuj e që nuk e zëvendësojnë dot argumentin.
Sidoqoftë, retorika është mbiquajtur “arti për të bindur”, dhe bindja, siç u vu në dukje më lart, është e lidhur ngushtësisht me argumentimin. Retorika ndikohet shumë nga fuqia e argumentit.

Më i lehtë është ndikimi nga një shkrim objektiv i një akademiku, sesa nga shkrimi subjektiv i ndonjë gazetari që është në shërbim të një partie politike apo ndoca grupi interesash ekonomike. Logosi, si forma e tretë e apelit, shquhet nga folësi i cili përdor argumentet për të bindur dhe synon të mësojë, të ndriçojë apo edhe të informojë publikun. Kjo strategji retorike quhet docere.

(𝙈𝙖𝙧𝙧𝙚̈ 𝙣𝙜𝙖 𝙡𝙞𝙗𝙧𝙞 “𝙁𝙟𝙖𝙡𝙞𝙢𝙚𝙩 𝙦𝙚̈ 𝙥𝙚̈𝙧𝙜𝙟𝙖𝙠𝙚̈𝙣 𝘽𝙖𝙡𝙡𝙠𝙖𝙣𝙞𝙣: 𝘼𝙣𝙖𝙡𝙞𝙯𝙚̈ 𝙧𝙚𝙩𝙤𝙧𝙞𝙠𝙚 𝙚 𝙛𝙟𝙖𝙡𝙞𝙢𝙚𝙫𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙈𝙞𝙡𝙡𝙤𝙨𝙝𝙚𝙫𝙞𝙦𝙞𝙩”, 𝙩𝙚̈ 𝙖𝙪𝙩𝙤𝙧𝙞𝙩 𝙂𝙚̈𝙯𝙞𝙢 𝙈𝙚𝙠𝙪𝙡𝙞, 𝙋𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩𝙞𝙣𝙚̈: 𝘼𝙡𝙥𝙝𝙖𝙗𝙚𝙩 𝙅&𝙃, 2022).

https://www.facebook.com/MEDIATdhePOLITIKA/posts/10230058427820287?ref=embed_post