MekuliPress ju sjell p𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤 “Arnautët 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐞̈𝐝𝐡𝐚”, 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟖 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫 𝟏𝟗𝟏𝟑 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐢 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐛𝐚𝐢 𝐢 𝐤𝐢𝐫𝐮𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈ 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐬𝐞𝐫𝐛𝐞, 𝐕𝐥𝐚𝐝𝐚𝐧 𝐆𝐣𝐨𝐫𝐠𝐣𝐞𝐯𝐢𝐪.

Ja se si i paraqet shqiptarët Kryeministri Serb, Gjorgjeviq. Kjo propagandë serbe nuk ka ndryshuar as sot:

Nji Shqipní autonome do t’ishte nji shtet i ri mohamedan n’Evropë, nji anakronizëm, pra, për kulturën e sodshme t’Evropës e për idealet e saj. Pika mâ e interesueshme në këtê mes âsht qi themelimin e këtij shteti mohamedan po e kërkon mû Austria qi âsht nji shtet katolik deri në palcë…

Po t’a shikojmë pak mâ për s’afri këtê pikë fetare, do të shohim kthjellët menjiherë se shqiptarët mohamedanë, qi ndodhen edhe në nji shkallë kulture tepër t’ulët, do t’a bâjshin Shqipnín autonome, para ç’do sendi, nji mjet për të ndrydhun shqiptarët e
krishtênë… Mbas si të pëlqehet në parim krijimi i nji Shqipnie autonome, pikë së pari kishte me dalë çâshtja se kush do të ngarkohej me organizimin e këtij shteti të ri.

Shqiptarët janë fise t’egra qi nuk mund të shtrohen aq lehtë e qi as Perëndis nuk i apin ça i përket.
Nji reformator qi do të merrte mbi vete organizimin e shqiptarëvet, futjen e tyne në rregull, ndên ligj e disiplinë, e qi do t’i mësonte ata me nderue gjânë e tjetërkuj, mà sẽ pari do t’ishte i shtrënguem t’i çarmatoste të gjithë. Nji qeveri qi do të merrte përsipër nji organizim të këtillë pikë së pari do të kishte nevojë për nji fuqi ushtarake të fortë, të zonjën me shtie e me mbajtun rendin në vend, e cila për nji kohë të gjatë do të bahej dor’ e djathtë e autoritetevet civile.

E ku âsht në Shqipni nji fuqi ushtarake e këtillë? A mund të formohet nji aso ushtrie prej elementash shqiptarë ? A âsht i zoti të shpëtojë kênd ai qi ka ranë vetë në kënetë ? A s’âsht nevoja qi atë të vejë e t’a shpëtojë dikush tjetër?

Vetëm nji shtet i huej do të mundte me vue rênd në Shqipni e me u mundue qi të formohej nji komb prej shqiptarësh, të cilët sod s’janë tjetër veçse nji lâmsh fisesh qi as gjuha, as traditat, as ndonji e shkueme politike e kulturale nuk i bashkon. Si munden këta, pa pasun ndërgjegjjen se dikur kanë qenë nji komb i veçantë, të shkojnë sod si i këtillë?
Në politikë e sidomos në politikën ndërkombëtare mund të flitet vetëm për popuj e kombe, cka shqiptarët nuk janë edhè. Mbas parimevet sociologjike e mbas teorivet të së drejtës shtetnore, shqiptarët nuk mund të quhen sod nji popull. Kurse vetëm populli përbân nji fakt politik.

𝙎𝒉𝙦𝒊𝙥𝒕𝙖𝒓𝙚̈𝒕 𝒈𝙟𝒊𝙣𝒅𝙚𝒏 𝒆𝙙𝒉𝙚̀ 𝙣𝒆̈ 𝒈𝙧𝒂𝙙𝒆̈𝙣 𝙚 𝙯𝒉𝙫𝒊𝙡𝒍𝙞𝒎𝙞𝒕 𝒑𝙖𝒓𝙖𝒉𝙞𝒔𝙩𝒐𝙧𝒊𝙠.
Ata mund të quhen vetëm nji grumbullim singjenetik. Shqiptarëvet do t’u duhen e paka edhe 100 vjet qi të kenë të drejtë me u thirrun komb.
Ata në luftën e Lidhjes Ballkanike kanë ndējun me Turqin e janë mundun bashkë me turqit. Këtê vërejtje të drejtë e ka bame nji mis austriak i Reichsrath-it, Dr. Kramarž – i, në Delegatit austro-hungare.

“Ne zhvillimin kultural, shqiptarët janë thjesht çilimij endè. Prandej në jetën politike dikush duhet t’i edukojë, e po të jetë nevoja edhe t’i ndëshkojë. Mbas parimit “Ballkanet për ballkanasit” nuk âsht kurrsesi e mundun qi nji cila do Fuqi e Madhe të lêhet me marrë përsipër këtë barrë, pse në këtë rasë shqiptarët do të mësoheshin me nji frymë anmiqsore kundrejt Lidhjes Ballkanike. Vetëm kjo e fundit ose ai shtet i saj qi gjeografisht e historisht âsht mâ fort i shênjuem, mund t’u prijë shqiptarëvet në jetën politike deri sa të piqen, po qe, për nji autonomí. 𝐊𝐲 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐚̂𝐬𝐡𝐭 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚.”

Shqipëroi: Mustafa Kruja, Zarë (1928)