Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi reagon lidhur me vendimin GKKO-së për të mos lejuar Fredi Belerin të dalë nga qelia për të bërë betimin si kryetar i zgjedhur në bashkinë e Himarës.

“Mungesa e kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Fredi Beleri në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë” tha ajo në një prononcim për median.

Ndërkohë Belerit nuk iu dha leje nga burgu për të qenë pjesë e ceremonisë. Ai është arrestuar për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.