Një pikë statike e policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në veri të Mitrovicës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Ai tha se nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar dëme materiale.