Ish-kryeministri i Pakistanit, aktualisht lider i partisë opozitare, Lëvizja për drejtësi, Imran Khan, është dënuar me tre vjet burg. Ai është gjetur fajtor për korrupsion, mashtrim dhe falsifikim, shitje e dhuratave të marra nga liderë të huaj. Sipas hetimeve thuhet se të paktën 52 dhurata të marra nga liderë të vendeve të Lindjes së Mesme u shitën në një vlerë 2 milionë dollarë.

Ai arrestua më 9 maj 2023 dhe ndalimi u shoqërua me protesta nga opozita, që çuan në vdekjen e 10 njerëzve dhe lëndimin e 300 të tjerëve.