Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje të çuditshme shqiptarëve të Maqedonisë që të mos i besojnë Albin Kurtin.

“Të dashur bashkombas shqiptarë në Maqedoni të Veriut,

Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren.

Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, ka shkruar Haradinaj.

Duhet theksuar se për me u bë 2 vite Kryeministër, Haradinaj ja fali Malit T’zi 8000 hektar tokë, e 𝙨𝙤𝙩 z. 𝙃𝙖𝙧𝙖𝙙𝙞𝙣𝙖𝙟 po u dërgon 𝙢𝙚𝙨𝙖𝙯𝙝 𝙨𝙝𝙦𝙞𝙥𝙩𝙖𝙧𝙚̈𝙫𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙈𝙖𝙦𝙚𝙙𝙤𝙣𝙞𝙨𝙚̈: “𝙈𝙤𝙨 𝙞 𝙗𝙚𝙨𝙤𝙣𝙞 𝙆𝙪𝙧𝙩𝙞𝙩”. Sot Haradinaj shkon edhe me keq ku bënë një gabim të madh historik dhe politik, ku në mesazhin e tij publik e ndanë kombin shqiptar në “Kosovarë” dhe në “Shqiptarë”!

Shtrohet pyetja: T’i besohet Kryeministrit Kurti, të pakorruptuar e të pakrompomis para politikave fashiste serbe, apo z. Haradinaj?