Shkruan: Donald Dervishi

Që shqiptarët kanë gjak të nxehtë, kjo nuk diskutohet!

Që shqiptarët kanë shumë paragjykime, kjo nuk diskutohet!

Që shqiptarët marrin flakë si shkrepsja në kashtë edhe, kjo nuk diskutohet!

Që shqiptarët të bëjnë gjyqin para se të dalë e vërteta, kjo as që vihet në diskutim!

Që shqiptarët të shajnë me çfarë të përmban pragu i shtëpisë, po nuk mendove shabllon si një turmë pa tru, nuk ka se si të jetë ndryshe!

Që shqiptartët ta bëjnë nënën grua dhe babën njerk brënda natës edhe kjo nuk diskutohet!

Që shqiptarët të baltosin pa pikën e argumentit dhe të faktit, kur ti bën një gabim edhe kjo nuk futet fare në tavolinën e diskutimeve!

Që shqiptarët janë gjithologët më të mirë të gjithë planetit, për këtë ka treguar gjithmonë historia!

Kur them shqiptarët, fus edhe veten time në këtë mes, që ndoshta edhe unë mund të dal në përfundime pa asnjë bazë të vërtetë.

Ore, mund të jem edhe te ky tekst gabim, por më pëlqen të kem të drejtë, uroj ta kem!

E shumë e shumë të tjera…

Kthehemi pak te Rita Ora dhe jehona i lajmit që ka përshkruar gjithë feisbukun anë e mbanë botës, tiktokun anë e mbanë galaktikës, instagramin anë e mban planeteve dhe portalet, anë e mbanë zyrave që disa e kanë mbuluar lajmin siç duhet, disa për klikime, disa të tjerë për të marrë disa shikus më tepër dhe disa të tjerë për lajm të ditës se ajo ka valvitur një flamur dhe ky flamur qëlloi të ishte edhe flamuri i një kombti që ne urrejmë më shumë për faktin se na ka bërë genocid, na ka vrarë, përdhunuar dhe prerë, motrat dhe vëllezvrit tanë që kanë jetuar dhe jetojnë ende në trojet shiptare të shtetit dejuro të Kosovës dhe defakto Ilirisë, Dardanisë, Shqipërsisë, e cila mbetet ende një plagë e hapur që sa herë e shtypim, nxjerrë gjak.

Në momentin që kam parë postimin e një shokut tim kam menduar që ajo nuk e ka njohur si fillim dhe se duke qenë në Hungari, ka menduar që është flamur hungarez, më pas nga fundi i videos dashakeqe që është publikuar, ajo në momentin e parë që e ka parë që nuk ishte flamur hungarez, i është drejtuar fundit të skenës për ta dorëzuar, por pjesa tjetër e filmimit të dorëzimit të flamurit, nuk është publikuar ende nga media e llajkeve.

Prandaj, duke menduar në këtë formë, bëra komentin te statusi i këtij shokut:

“Po sikur mos ta këtë njohur që është flamuri i Serbisë?”

Më kthen përgjigje ky shoku:

“Atëherë një motiv akoma më shumë për t’i hequr statusin e ambasadores pasi një copë mishi me dy sy nuk mund të përfaqësojë dhe të bëjë lapsuse të tilla groteske që kanë një ndjeshmëri tejet të madhe për kombin shqiptarë.

I përgjigjem edhe një herë këtij shokut:

Mirë e ke ti, por unë e kam mendjen sëprapthi, ajo mund të mos ta ketë njohur, e ka kapur këndimi dhe nuk i ka vënë re me detaje këtë gjë, ata që djallëzisht e kanë ditur ia kanë arritur qëllimit. Kjo është pasoja sot.

Vazhdon ky shoku im:

“Po sikur asaj ti kenë dhënë direktiva për të bërë diçka të tillë?!”

Dhe në fund përgjigjem:

“Do dalë e vërta. Prite kur të dalë dhe të kërkojë ndjesë. Nëse nuk kërkon ndjesë, atëherë ka për të ngelur dy herë me faj.”

Pas pak minutash, duke kërkuar nëpër internet, se nuk më rrihet dhe nuk më lë mendja ime që është gatuar mos ta besoj apriori diçka që lexoj ne feisbuk, gjeta dy faqe online, sepse te dy profilet e Rita Orës, nuk kam parë një postim të tillë.

Platforma e parë ishte “Kosova Sot Online” dhe e dyta ishte “mekulipress.com” i publicistit, studiuesit, shkrimtarit dhe kritiku i paanshëm, Gëzim Mekuli.

Pra ajo që dua të them është, se unë para se të postoj, apo të shkruaj, futem dhe kërkoj për fakte, nuk jam person që gëlltit informacione pa bërë të paktën një analizë brenda vetes për vërtetësinë e asaj që shoh, lexoj apo dëgjoj.

Dua të jem në rregull me veten, me njerëzit që i kam në miqësi dhe me të gjithë pjesën tjetër të audiencës që në një formë apo tjetër me ndjek duke më lexuar shkrimet, duke parë videot apo duke komentuar.

Reagimi i plotë i Rita Orës në të dy artikujt që unë do t’i postoj në koment në fund të këtij statusi ishte që asaj i ishte dhënë një flamur nga një fans i ri, ku prej ndriçimit në skenë nuk kishte parë gjë cilit shtet i përkiste dhe kur kishte dalë nga skena kishte kuptuar që flamuri ishe serb dhe jo hungarez.

Tani ne mund ta shajmë sa të duam, mund ta quajmë hipokrite, gënjeshtare, gjakprishur e të tjera epitete si këto, por në këtë rast duhet të lexojmë dhe kuptojmë fjalët që ajo ka shprehur për mediumet:

“Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzitja popullin tim ose familjen time”,- është shprehur Rita Ora.

Kështu që i lëmë pak mënjanë hipotezat dhe merremi me faktet…

Tung të gjithëve!

P.S
Të drejtat e riprodhimit të shkrimit tim i ka vetëm “mekulipress.com
Çdo shpërndarje nga media të tjera pa citim të këtij portali, është e jashtëligjshme!