Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është treguar konstruktiv në takimin e sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se ka bërë një propozim në këtë takim.

Kurti argumenton se, sa herë që bën propozime shkaktohet nervoz në dhomë.

“Ne kemi bërë një propozim. Është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime shkaktohet një lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu”, ka thënë Kurti.

Ai është shprehur i gatshme në zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

“Shpreh edhe një herë gatishmërinë time të plotë që secilin nen nga 11 sosh të Marrëveshjes Bazike, secilën fjali nga 6 sosh në preambulë, dhe secilën pikë të aneksit ta zbatoj”, ka thënë Kurti.