Pushimet verore në Shqipëri të artistit të madh shqiptar Gazmend Freitag këtë herë nuk ishin vetëm për relaksim. Ai ishte edhe në një mision: t’i jepte portretin që kishte vizatuar shkrimtarit të madh dhe me famë botërore Ismail Kadare. Gazmendi, ky piktori ynë i madh me famë ndërkombëtare, u prit në rezidencën verore të shkrimtarit të madh shqiptar, me famë boterore, Ismail Kadaresë në Durrës. E shkrimtari i njohur ka mbetur i kënaqur me bisedën dhe portretin e tij të realizuar nga piktori shqiptar, Gazmend Freitag.
Por nuk ishte vetëm një shkrimtar dhe një piktor që u takuan atje: jo, ishte i pranishëm edhe botuesi dhe themeluesi i njohur shqiptar Bujar Hudhri i Shtëpisë Botuese Onufri, si dhe redaktorja Asie Duka. Një takim i mrekullueshëm i mendjeve të mëdha.