Në Oslo të Norvegjisë këtë të shtunë (16.09.23) u mbajt takimi me rrjetin e bizneseve shqiptare në Norvegji. Rrjeti i Biznesit Norvegjez – Shqiptar ka si qëllim të jetë një forum për ndërmarrësit shqiptarë në Norvegji.


Qëllimi i këij rrjeti është që të arrihet një bashkëpunim edhe më i fuqishëm ndërmjet fushave të ndryshme të bizneseve, dhe, gjithsesi të bëhet promovimi i interesave shqiptare në Norvegji. Rrjeti ka si pkëqëllim që të ndihmojë sadopak në zhvillimin politik, kulturor dhe social të shoqërisë, si në Norvegji e poashtu edhe në shtetet amë ku jetojnë shqiptarët.

Rrjeti i bizneseve shqiptare përmes forumit të tyre në facebook ka faleminderuar pjesmarrësit e shumtë në këtë takim.

Ja postimi i tyre i plotë në facebook: 

“Ishte kënaqësi dhe nder të kemi në prezencë ish-ministrin e mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Armend Mehaj, po ashtu dhe Profesorin dhe Drejtorin e Gazetës MekuliPress, Gezim Mekuli.
Ju falemnderojmë për vizitën dhe mbështetjen tuaj.
Në takimin e radhës diskutuam pikat e agjendës, planet dhe projektet e planifikuara që na presin në vijim.
Një nga pikat që diskutuam të punojmë më tutje është realizimi i rekrutimit të bizneseve shqiptare nga të gjitha anët e Norvegjisë, dhe ftojmë të gjithë bizneset dhe ata që janë të interesuar dhe dëshirojnë të jenë pjesë e NABN, që të na kontaktojnë.
Ju mirëpresim në takimin e radhës 😊
Møte med det albanske næringslivsnettverket i Norge – NABN
Det var en glede og ære å ha tidligere forsvars minister for Republikken Kosovo, Mr. Armend Mehaj, samt Professor og Direktør for MekuliPress avisen, Gezim Mekuli, til stede. Vi takker dere for besøket og støtten deres.
I det kommende møtet diskuterte vi agendaen, planene og de planlagte prosjektene som venter på oss videre.
En av punktene vi diskuterte for videre arbeid er rekruttering av albanske bedrifter fra alle deler av Norge, og vi oppfordrer alle bedrifter og de som er interessert i å bli en del av NABN, til å kontakte oss.
Vi ønsker dere velkommen til det neste møtet 😊

Armend Mehaj Gëzim Mekuli Flamur Mavraj Yllka Neziri Berat Mexhuani Alban Armend Shala Marigona Jahaj Ilir Daci Rama Feka Bashkim Konaj Hagji Shala Elmir Shala Agron Thaqi Kreshnik Ceka Alban Haxhiaj Astrit Dili Lumi Kadrijaj Kushtrim Krasniqi Bestar Krasniqi Fabuar Istrefi Metti Ademi Dani Dani Agim Thaqi.