Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se dy vjet më parë Serbia dërgoi avionë luftarakë dhe ambasadorin rus “në kufirin tonë për të na frikësuar”.

Kryeministri ka shkruar se prej atëherë dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar.

“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në përkushtimin tonë për ruajtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit në gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.