Shkruan: Gëzim Mekuli
Ky është Edward Said duke hedhur gurin simbolik me rastin e vizitës së tij në Lebanin jugor, i sapocliruar nga okupimi 18 vjeçar izraelit. Është ky profesori i Columbia University, intelektuali i madh, filozofi, kritiku, qytetari amerikan, i biri i veteranit ushtarak, themeluesi i fushës akademike të studimeve postkoloniale, autori i shumë librave kritik, politik, sociologjik e filozofik, i cili u sulmua dhe u kritikua nga ‘spin doctorë’, retorikas, intelektualë, filozofë, media e politikanë të shumtë të kohës, por edhe u mbështet edhe më fort nga bota me dinjitet dhe me kredon morale.
Fatbardhësisht akademiku Edvard Said dëshmoj dhe i spjegoj botës, se gjuajtja e gurit ishte vetëm “akt simbolik i gëzimit të përfundimit të një okupimi” e asgjë, asgjë tjetër.
Profesori Said mbeti i nderuar dhe i respektuar nga bota e shkencës dhe e politikës humane. Edward Said, sot, më kujton fatin e Albin Kurtit, i cili me simbolikën dhe veprën e tij dëshmoj se është humanisiti e demokrati me përmasa, jo vetëm kombëtare, por edhe planetare.
Të dashur lexues,
Në Norvegji kemi poetin e madh kombëtar, të dashur nga populli dhe elita norvegjeze, Knut Hamsun, i cili gjatë luftës, ndër tjerash, i shkruante Adolf Hitler: “𝑼𝒏𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒂𝒅𝒎𝒊𝒓𝒐𝒋”! Dhe jo vetëm kaq. Ai, së bashku bashku me gruan Marie, me 18 Mai 1943, vizitojnë ministrin e propagandës së Hitlerit, Joseph Göbels, në vilën e tij në Berlin.
Pas vizitës, poeti i madh vendosi për t’ja dhuruar Göbelsit nderin më të lakmuar, që ai e kishte marrë në jetën e tij; Medaljen e artë të çmimit Nobel për letërsi.
Ministri i Hitlerit e priti me ngrohtësi dhe me përzemërsi shkrimtarin e madh. Pas vizitës Göbelsi shprehet; “Kjo vizitë ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën time”. “𝐊𝐮𝐫 𝐇𝐚𝐦𝐬𝐮𝐧 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈, 𝐬𝐲𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐣𝐮 𝐦𝐛𝐮𝐬𝐡𝐞̈𝐧 𝐦𝐞 𝐥𝐨𝐭,” shënon Göbels në ditarin e tij.
Para zgjedhjeve parlamentare, në vitin 1936, shkrimtari mbështeti, pa rezervë, udhëheqësin Vidkun Quisling, bashkëpunëtorin dhe ideologun e Adolf Hitlerit. “𝑷𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒊𝒔𝒉𝒂 𝒅𝒉𝒋𝒆𝒕𝒆̈ 𝒗𝒐𝒕𝒂, 𝒂𝒕𝒊𝒋, 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒂 𝒅𝒐 𝒋𝒂 𝒌𝒊𝒔𝒉𝒂 𝒅𝒉𝒆̈𝒏𝒆̈”, shënon shkrimtari i madh norvegjez e botëror në ditarin e tij, Knut Hamsun.
Me 7 mai 1945, në gazetën e kontrolluar nga nazistët, si nekrolog e me dhimbje përkujton Adolf Hitlerin dhe, e vlerëson si një burrë e si një patriot të madh të njerëzimit.
Ja se çfarë shkruan, ndër tjerash, për nazistin Hitler, fituesi i çmimit nobel, shkrimatari dhe eseisiti i madh i kombit norvegjez dhe i njerëzimit, Knut Hamsun: “𝑨𝒊 𝒊𝒔𝒉𝒕𝒆 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒍𝒖𝒇𝒕𝒆̈𝒕𝒂𝒓, 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒍𝒖𝒇𝒕𝒆̈𝒕𝒂𝒓 𝒑𝒆̈𝒓 𝒏𝒋𝒆𝒓𝒆̈𝒛𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒅𝒉𝒆 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒑𝒓𝒆𝒅𝒊𝒌𝒖𝒆𝒔 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒆̈𝒏 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒂 𝒌𝒐𝒎𝒃𝒆𝒗𝒆. 𝑨𝒊 𝒊𝒔𝒉𝒕𝒆 𝒊 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒌𝒂𝒓𝒂𝒌𝒕𝒆𝒓𝒊 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒆𝒇𝒐𝒓𝒎𝒖𝒂𝒓, 𝒊 𝒓𝒂𝒏𝒈𝒖𝒕 𝒎𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒂𝒓𝒕𝒆̈, …” ”…𝒏𝒆, 𝒏𝒅𝒋𝒆𝒌𝒆̈𝒔𝒊𝒕 𝒆 𝒕𝒊𝒋 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒈𝒖𝒔𝒉𝒕𝒆̈, 𝒑𝒆̈𝒓𝒖𝒍𝒊𝒎 𝒔𝒐𝒕 𝒌𝒐𝒌𝒂𝒕 𝒕𝒐𝒏𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒗𝒅𝒆𝒌𝒋𝒆𝒏 𝒆 𝒕𝒊𝒋”.
Përse ngatërrohet Edward Said, Albin Kurti dhe Knut Hamsun me dështakun Grenell?
Edward Said është një ndër filozofët më të mëdhenjë botëror që la gjurmë të pavdekshme neë shkencat sociale, në retorikë, politikë e media. Edhe Knut Hamsun, sot, është një nga romancierët më të mëdhenj të Norvegjisë dhe jashtë saj. Është ky një figurë e rëndësishme e neo – romantizmit dhe stilisti i letrave më me ndikim në periudhën midis dy luftërave botërore. Për shembull Romani i tijë (1890), “Sult” (uria), mund të shihet edhe si një prodhim pionier në letërsinë e modernizmit evropian. Hamsun në vitin 1920 fitoi Çmimin Nobel për letërsi. Ai është, gjithashtu, një intelektual i diskutueshëm: Ai kishte raporte tej miqësore me kreun më të lartë të nazizmit gjerman, i cili hapur kishte mbështetur dhe përkrahur pushtimin gjerman të Norvegjisë.
Por, pavarësisht nga kjo, Knut Hamsun, sot, ka një vlerësim të lartë tek kombi norvegjez, jo për përkrahjen dhe mbështetjen që ky i dha nazizmit gjerman dhe pushtimit gjerman në Norvegji, por për shkak të vlerave të mëdha artistike e letrare që ky shkrimtar i la kombit norvegjez. Knut Hamsun është ikona e identitetit norvegjez. Është i nderuar, i dashur e i pazëvëndësuar. Kombi norvegjez e ruajti, gazetaria e pastroj, bota intelektuale e arsyetoj dhe “e kuptoj” orientimin e tij të mbrapsht politik.
Si do t’ja bëjë Grenelli i shkretë me norvegjezët e me amerikanët që nuk po i përjashtojnë nga publikja, nga akademia e nga elita Edward Said dhe Knut Hamsun?
Të dashur lexues,
Retorika e Grenellit të kujton propagandën e ultë të Slobodan Millosheviqit. As Millosheviq, as Rusia e as sunduesit e pasluftës në Kosovë, nuk u morrën me kaq intenzitet kundër personit Albin Kurti. Ky fakt, kjo e vërtetë, të jep shpresë e të frymëzon, të shtynë të mendosh se sa i madh, sa i dashur, sa kreativ, sa pragmatist, sa demokrat e sa i afërt me vlerat e demokracisë amerikane është Kryeminsitri në ardhje, Albin Kurti!
(Shkrim i publikuar në prillin e vitit 2021)