Organizata e Kombeve të Bashkuara, agjencia e saj humanitare, ka deklaruar se për shkak të konfliktit disa ditor në Gaza, janë zhvendosur deri më tani 187 500 njerëz. Sipas agjencisë në fjalë të zhvendosurit po strehohen në shkolla dhe godina të OKB-së.
Shifrat flasin për një ballafaqim agjësues; në vetëm katër ditë janë raportuar 1600 të vrarë, ndërkohë që Izraeli pa për herë të parë trupa kundërshtare në qytetet e veta. Aktualisht ushtria izraelite ka deklaruar se ka rimarrë kontrollin e plotë në kufirin me Gazan dhe ka njoftuar rrethimin e plotë të saj. Nuk dihet se çfarë mund të rezultojë nga një qasje e tillë ushtarake e Izraelit, nisur nga fakti se Gaza është një ndër rajonet me dendësinë më të madhe të popullsisë në botë.
Lidhur me këtë fakt, mediat referojnë Komisionerin e OKB-së për të Drejtat e Njeriu, Volker Turk, të jetë shprehur përmes një deklarate zyrtare se rrethimi i plotë nuk lejohet nga ligji ndërkombëtar.