Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një tjetër aksion kontrolli në Banjskë të Zveçanit, në veri të vendit, ku ka zbuluar armë të tjera dhe pajisje ushtarake.

Autoritetet kanë bërë me dije përmes një njoftimi zyrtar se nga kontrollet e zhvilluara në 7 zona të ndryshme duke nisur nga Manastiri i Banjskës, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani, janë zbuluar armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje të tjera. Këto kontrolle u zhvilluan në bashkëpunim edhe me EULEX-in e KFOR-in.

Lista e armëve dhe pajisjeve të sekuestruara:

87 copë eksploziv të tipit TM 100
3 granata hedhës dore (zola)
1 armë automatike AK-47
1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
14 karikatorë

Municion të kalibrave të ndryshëm
63 detonatorë elektrik
23 detonatorë mekanik
1 orë për aktivizim
1 granatë dore M79
3 tuba fitila ndezës
Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore, maskë kundër gazit, bateri etj.