“Nuk kam durim për disa gjëra, jo sepse jam shndërruar nëarrogante, thjesht sepse kam mbërritur në një pikë të jetës sime kur nuk më pëlqen të humbas më tepër kohë me gjërat që nuk më pëlqejnë apo më lëndojnë. Nuk kam durim për cinizmin, kritikat e shfrenuara, apo kërkesat e çdo natyre. E kam humbur dëshirën për të kënaqur atë që nuk më lumturon, për të dashur atë që nuk më do, apo për t’i buzëqeshur atij që nuk mëbuzëqesh.

Nuk i kushtoj asnjë minutë personave që gënjejnë, apo dëshirojnë të më manipulojnë. Kam vendosur të mos jetoj mëme supozimet e të tjerëve, me hipokrizitë apo me mungesën e ndershmërisë. Nuk i mbështes konfliktet dhe as përballjet. Unëbesoj në një botë me mendime të ndryshme. Për këtë arsye i shmangem personave të ngurtë dhe jo fleksibël. Nuk shoqërohem me asnjë që nuk di t’i inkurajojë apo mbështesë tëtjerët. Mbi të gjitha, nuk kam aspak durim për personat që nuk e meritojnë durimin tim”. – Meryl Streep

Të gjithë mbërrijmë në një moment të caktuar të jetës, kur nuk kemi më durim për personat hipokritë, që nuk dinë ta vlerësojnërespektin dhe mbështetjen tonë. Ky është momenti kur ne mund ta konsiderojmë vërtet veten të rritur. Rritja nuk është e lidhur vetëm me pjekurinë për të përballuar vështirësitë në jetë, por edhe për t’i njohur dhe përzgjedhur personat që të rrethojnë. Ndaj, përzgjidhni lumturinë. Mos e rrethoni veten me njerëz qëju falin energji negative. Do të përfundoni duke konsumuar veten tuaj dhe do ta kuptoni se sa zgjedhje të gabuar keni bërë. Përpara se të arrini në këtë moment, bëni zgjedhjet e duhura nëmomentin e duhur.