Paraja, pothuajse të gjithë vrapojnë pas saj. Por, çfarë thonë ‘kokat e mençura’ për paranë dhe njerëzit që janë të dhënë pas saj.

MekuliPress ua sjell disa thënie për të:

  1. Rregulli numër një: Asnjëherë mos shpenzo para kot. Rregulli nr 2: Kurrë mos e harro rregullin numër1/Warren Buffett

2. Paraja nuk e ka bërë asnjëherë njeriun të lumtur, as nuk do ta bëjë, nuk ka asgjë në natyrën e saj që të prodhojë lumturi. Sa më shumë para të ketë njeriu, aq më shumë dëshiron të ketë/ Benjamin Franklin

3. Shumë njerëz shpenzojnë paratë që fitojnë… për të blerë gjëra që nuk i duan…për të impresionuar njerëz që ata nuk i pëlqejnë. /Will Rogers

4. Paraja ndonjëherë kushton shumë. /Ralph Waldo Emerson

5. Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën. / John Updike

6. Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet./ Oscar Wilde

7. Nuk është i pasur ai që ka shumë, por ai që jep shumë/Erich Fromm

8. Do të doja të jetoja si një njeri i varfër, por me shumë para/Pablo PIcasso