Greqia ka zyrtarizuar qëndrimin e saj kundër negociatavae të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse vendi ynë nuk përmbush kushtin e betimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Gazeta greke “Kathimerini” njofton se gjatë një takimi sot mes ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, pala greke ka depozituar një notë me shkrim përmes së cilës deklaron se betimi i Belerit, aktualisht në pritje të gjykimit, do të jetë një parakusht për të ardhmen e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE.

Kështu një çështje e stisur në zgjedhjet e fundit lokale, në kushtet e një fitoreje të të qartë të shumicës ka prodhuar një situatë politike dhe diplomatike krejtësisht joproporcionale dhe të panevojshme vetëm e vetëm për trillet e një njeriu të vetëm në Tiranë. Që kësaj radhe nuk ua gjeti dot anën europianëve me miklimet e zakonshme dhe banale që funksionojnë zakonisht.