Burri në fotografi është 85 vjeç dhe çdo ditë shëtitë me gruan duke e mbajtur për dore.

Një ditë një djalë i ri e pyeti: Pse gruaja juaj ecën si e hutuar?

Ai u përgjigj: Është me Alzhaimer.

Djali vazhdoi: Po nëse e lini vetëm a shqetësohet?

Burri u përgjigj: Nuk mban mend asgjë. Ajo nuk më njeh prej vitesh.
I habitur djali vazhdoi: Dhe ju dilni çdo ditë shëtitje me të, ndonëse ajo nuk ju njeh?

Burri qeshi dhe duke e parë djalin në sy, iu përgjigj: Ajo nuk e di kush jam unë, por unë e di kush është ajo. Është dashuria e jetës sime.