Negociatorë të Bashkimit Europian kanë arritur në një marrëveshje për Aktin Europian mbi Lirinë e Medias. Ligji i ri prezanton kërkesa të reja për mediat dhe pronësinë e tyre dhe detyron qeveritë e vendeve anëtare të krijojnë një sistem mbikëqyrjeje që garanton lirinë editoriale, përfshirë atë të mediave publike. Po kështu ligji i ri vendos kontrolle për bashkimet e mediave dhe sanksionon krijimin e një trupe për ta mbikëqyrur si proces.
Një ndër pikat më të rëndësishme të ligjit është vendosja e kufizimeve ndaj qeverive në kryerjen e operacioneve ndaj mediave dhe gazetarëve përmes përdorimit të softeve të përgjimit dhe metodave që synojnë zbulimin e burimeve të informacionit.
Për të mbështetur propozimin e ri ligjor, KE-ja ka paraqitur një shembull të hetimit të disa krimeve të lidhura me terrorizmin dhe trafikun njerëzor që është realizuar në Francë. Propozimi ka qenë kundërshtuar gjatë nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së që druhen se ligji do të dëmtojë pushtetin e tyre për të vëzhguar sektorin mediatik.