24 shkurti 2022 supozohej të ishte një pushtim rrufe: Putini donte të arrinte deri në Kiev dhe pas një muaji ai kishte pushtuar kufirin Bjellorusi, Sumy, Kharkiv dhe Mariupolin. Por, objektivi fillestar i “denazifikimit” të qeverisë së Kievit dështoi pothuajse menjëherë. Ukrainasit rezistuan dhe në fund të vitit 2022 kishin arritur të rimarrin zonën e kryeqytetit dhe të Kharkivit, Khersonit dhe bregun lindor të Dnipros.
2023 supozohej të ishte viti i kundërsulmit të Zelensky. Megjithatë, pak ka ndryshuar dhe pas njëzet e dy muajsh lufta është në ngërç. Sot, Moska kontrollon pak a shumë të njëjtin territor si në fund të vitit 2022: 100 mijë km katrorë, 17,48%, një sipërfaqe sa Estonia.
Në gjashtë muajt e fundit ushtria ukrainase ka avancuar vetëm 12 km dhe ka ripushtuar 518 km katrorë.
Viktimat
Nuk ka shifra të besueshme. Moska i minimizon viktimat. Sipas saj bëhet fjalë për 35 deri në 43 mijë, për Pentagonin janë 315 mijë me 80% të tyre vetëm në Donetsk. Kievi i mbulon shifrat me sekretin shtetëror dhe kalon shifrën e 17.500 ushtarëve të vdekur, por për Pentagonin janë të paktën 120 mijë. Sipas New York Times, e cila u referohet burimeve të ndryshme, përfshirë inteligjencën e OKB-së dhe SHBA-së, lufta në të dy frontet, në fund të gushtit, kishte shkaktuar tashmë më shumë se gjysmë milioni ushtarë të vdekur, të plagosur dhe viktima civile. Dyfishi i bilancit të viktimave në tre luftërat ballkanike të viteve 1990. Dhe e gjitha kjo për të pasur një hartë të territoreve të pushtuara dhe të mbrojtura pothuajse identike me atë të një viti më parë.
Forcat ruse në terren
Putin nënshkroi dy dekrete të mobilizimit të pjesshëm popullor. Rusia ka 2.2 milionë të regjistruar, ka mobilizuar 1320 prej tyre dhe ka ende gati 880 mijë rezervistë të tjerë. Lufta në Ukrainë është ekonomikisht e dobishme dhe jo vetëm për mercenarët e Wagnerit: një ushtar rus fiton mesatarisht 2135 euro në muaj, krahasuar me 560 për një profesor universiteti. Nëse ushtari vdes, familja merr ekuivalentin e 55.000 dollarëve (32.500 në rast lëndimi të rëndë). Nuk dihet saktësisht se sa rusë ikën jashtë shtetit për të shmangur rekrutimin në ushtri: qeveria pranon 155 mijë, por majin e kaluar qeveria britanike vlerësoi se ishin 1.3 milionë. Ata ikin kryesisht në Gjeorgji, Armeni, Serbi dhe ku nuk nevojitet vizë.
Deri më 17 mars, kur do të rizgjidhet president për herë të pestë, Putin do të shmangë rekrutimet e reja dhe çdo protestë: që nga fillimi i luftës 5844 protestues janë arrestuar në 60 qytete. Ligji lejon rizgjedhjen e tij deri në vitin 2036, kur ai do të ketë mbushur 83 vjeç. Ai nuk ka kundërshtarë: më i rrezikshmi, Alexei Navalny, u burgos në Siberi pas një tentative helmimi. Që nga janari 2022, të paktën 20 oligarkë dhe menaxherë shtetërorë kanë vdekur në mënyrë misterioze pasi dolën kundër Putinit: më i famshmi është Evgeny Prigohzin, shefi i Wagner. I fundit është presidenti i Lukoil, Vladimir Nekrasov.
Ukrainasit janë një e treta e rusëve dhe kanë 700 mijë ushtarë. Në fillim të luftës ata kishin 10 milionë ushtarë, edhe pse ushtria përbëhej vetëm nga 250 mijë burra. Edhe këtu trajtohet çështja e atyre që ikin nga lufta: në mesin e 8 milionë refugjatëve në Evropë, janë edhe 650 mijë që mund të rikthehen.
Kush paguan
Komisioni Evropian pretendon se “sanksionet po funksionojnë”. 400 miliardë rezerva valutore janë ngrirë në Bankën Qendrore Ruse dhe, vetëm në BE, asetet e sekuestruara nga oligarkët miq të Kremlinit kapin vlerën e 228 miliardë dollarëve. Izolimi ekonomik është po aq i dukshëm sa ai politik: Rusia është e përjashtuar nga sistemi Sëift që rregullon pagesat bankare ndërkombëtare, pothuajse të gjithë investitorët perëndimorë kanë mbyllur përfaqësitë e tyre në Moskë, vendet evropiane kanë reduktuar në mënyrë drastike importet ruse të gazit dhe qymyrit. Embargo për eksportin e mallrave dhe shërbimeve strategjike dhe importin e naftës. Dhe prodhimi i naftës ka rënë: nga dy milionë fuçi në ditë në 300,000 në tetor. Në pothuajse dy vjet, inflacioni ka mbetur në 6%, por rubla ka humbur një të katërtën e vlerës së saj kundrejt dollarit dhe Banka Qendrore e Moskës e ka rritur normën e interesit me dy pikë (në 15%). Megjithatë, ekonomia e Moskës duket se po reziston: vende të mëdha si Kina, India, Turqia, Meksika, Brazili dhe Afrika e Jugut nuk i janë bashkuar bojkotit, duke mbështetur Putinin. Edhe ekonomitë perëndimore kanë humbur: me sanksionet, thotë Financial Times, lufta ka djegur më shumë se njëqind miliardë nga 600 kompani të mëdha dhe të mesme evropiane që bënin biznes në Moskë, pa llogaritur kostot që rezultojnë nga rritja e energjisë dhe lëndëve të para.
Sipas Economist, shpenzimet vjetore ushtarake janë 60 miliardë dollarë, ndërsa shpenzimet publike anë rritur me 40% dhe lufta po i kushton rusëve 67 miliardë dollarë në vit deficit publik – një 3% e PBB-së që shkon për të mbështetur prodhimin, sistemin social dhe familjet që dërgojnë burra në front. Revista ushtarake Sofrep, megjithatë, përllogarit një kosto të përgjithshme shumë më të lartë në vitin 2022: 900 milionë dollarë në ditë.
/ Corriere della Sera /