Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “di shumë” dhe mund të vritet nga rrethi i tij i brendshëm, sipas aleatit të Putinit Vasily Dandykin. Në parashikimin e tij rrëqethës për fatin e liderit të Ukrainës , Dandykin, një kapiten rezervë rus, pretendoi se ai kishte dështuar në rolin e tij dhe se aleatët perëndimorë do ta vënë në shënjestër atë. “Ai tashmë e ka bërë punën e tij,” tha Dandykin, sipas faqes ruse MK.ru.

“Nuk do ta lënë gjallë, ai di shumë”. Pavarësisht se Zelensky shihet si një hero në Ukrainë dhe nga aleatët e tij perëndimorë, Dandykin sugjeron se ka zëvendësues që presin në krahë.”Ai mund të zëvendësohet nga shefi i shërbimeve të armatosura Valery Zaluzhny ose nga ish-presidenti Petro Poroshenko, i cili tani papritmas filloi të ngrejë kokën dhe të bëjë deklarata,” tha ai.“Zelensky e ndjen gjithë këtë dhe kjo e bën atë nervoz. Vitin e ardhshëm mund të presim shumë gjëra interesante”, tha ai.

Dandykin paralajmëroi: “Situata në Ukrainë mund të ndryshojë shumë shpejt. Fronti i tyre mund të shkatërrohet si nga problemet e brendshme politike ashtu edhe nga mungesa e parave me të cilat janë mësuar. Dhe, natyrisht, tradicionalisht Moska do të jetë fajtore për gjithçka.”Ai sugjeroi gjithashtu se dobësia e Zelensky vjen nga një kundërsulm i dobët ukrainas, me forcat e tyre të armatosura që tani mbështeten më shumë në “sulmet terroriste në territorin e rajoneve të reja dhe Rusisë”. Kujtojmë se javën e kaluar, Zelensky iu drejtua Kongresit Amerikan në një përpjekje për të siguruar mbështetje të vazhdueshme financiare për luftën rraskapitëse me Rusinë. “Ukraina nuk ra.Ukraina është gjallë”, tha presidenti ukrainas.