Robert Kaplan, eksperti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë në një intervistë ëpr gazetën “Kathimerini” se viti 2024 mund të jetë përcaktues në historinë e asaj që ai e quan Perandoria Ruse. Sipas tij, aktualisht Rusia po harxhon burime të jashtëzakonshme në luftën në Ukrainë, që nëse vijon kështu do ta thajnë kapacitetin e saj dhe e kanë dobësuar tashmë në rajone të tjera të vetat.

Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, Kapllan thotë se një luftë e madhe në rajon nuk është shmangur ende dhe duhet pritur mbyllja e situatës në Gaza për të parë sesi SHBA dhe Izraeli do të lajnë duart me Iranin dhe Hezbollahun.

Megjithatë të gjitha këto varen nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, pasi sipas Kaplan, nëse do të konfirmohet një fitore e Donald Trump, atëherë çdo gjë do të bëhet më e paparashikueshme, përveç faktit se NATO do të marrë goditje dhe SHBA do të tërhiqet nga lufta në Ukrainë.