Në një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, ketë të enjte, presidenti Raisi falënderoi qeverinë dhe popullin e Serbisë për shprehjen e simpatisë për Republikën Islamike të Iranit.

Duke deklaruar se një sulm i tillë frikacak terrorist nuk do ta pengojë kombin e madh iranian nga synimet e tij në përballjen me shtypjen dhe padrejtësinë, Raisi theksoi se asnjë mbështetje nga asnjë fuqi botërore nuk do të krijonte një zonë të sigurt për agjentët e përfshirë në këtë krim.

Vuçiq, nga ana e tij, tha se vendi i tij qëndron me Iranin në luftën kundër terrorizmit, duke bërë thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin.