Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar në facebook pamjet teksa në veri largohen imazhet e fashistëve serbo-rus Vladimir Putinit, Vuçiqit e të tjerëve.
Ai ka shkruar se këto simbole, nuk do të gjejnë vend në Kosovë.
Njoftimi i z. Sveçla:
Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.
Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.
Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë.