Ministri i Jashtëm Hakan Fidan pritet të nisë një tur ballkanik në datat 28 -31 janar në të cilin përfshihet edhe Shqipëria. Mes vendeve të tjera janë Bullgaria dhe Rumania, duke shmangur kështu Serbinë, një vend që ka qenë përherë shumë i afërt në marrëdhëniët me Ankaranë.

Mediat turke vënë në dukje se turi vjen pas takimit mes Fidan dhe Sekretarit britanik të Jashtëm, David Cameron që ndaloi në Stamboll pas një turi në Lindjen e Mesme.