Michael RothMichael Roth

Deputeti gjerman e thotë atë që nuk e thonë opozita e Kosovës dhe analistët e shitur të Prishtinës e të Tiranës.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për valutën që do të përdoret në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se vetëm monedha kombëtare e njohur është e vlefshme në territorin e Gjermanisë, e që është euro.

“Disa i rrahën ushtarët e NATO-s deri në shtrimin në spital, të tjerë e bëjnë të qartë se vetëm monedha kombëtare e njohur është e vlefshme në territorin e tyre. Mund të shqetësojë disa njerëz, por edhe në Gjermani ne paguajmë vetëm në euro, jo dollarë apo paund”, ka shkruar Roth.

Deputeti gjerman kështu i ka reaguar Ambasadës së Serbisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Kjo e fundit kishte shkruar në ‘X’ se Kosova ka ndërmarr hapin të rrezikshëm përshkallëzues duke ndaluar përdorimin e dinarëve serbë, duke krijuar një krizë tjetër dhe duke ua bërë jetën serbëve të Kosovës të padurueshme.