Sipas disa ndërkombëtarëve, vendimi i ri i BQK-së mund të krijojë tensione ndër etnike, megjithatë BQK tashmë ka publikuar rregulloren me sqarime për qytetarë. Pra shqetësimi i ndërkombëtarëve nuk ka bazë por më shumë ka elemente të gjeopolitikës serbe brenda Kosovës.

“Valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është Euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është autoriteti i vetëm monetar në Republikën e Kosovës që mund të vendosë për valutën e vlefshme për kryerjen e pagesave dhe denominimet përkatëse”, thuhet në rregulloren e BQK-së.

BQK rithekson se valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor.

Gjithashtu, BQK njofton se këmbimet valutore mund të kryhen në Republikën e Kosovës vetëm përmes institucioneve të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që ofrojnë këtë shërbim, për te gjitha valutat pa përjashtim nga aspekti rregullativ.

Po ashtu, rregullorja nuk ka vendosur asnjë kufizim sa i përket transferit ndërkombëtar të mjeteve në llogari.

“Prandaj, transferi në çfarëdo valute që niset nga vendi huaj, mund të pranohet dhe konvertohet në euro në vlerë ekuivalente me kursin përkatës, sipas procedurave të vet bankës së klientit”.

Rregulloren e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Përkundër presionit nga ndërkombëtarët, BQK rithekson se në Kosovë nuk lejohet përdorimi i asnjë valute tjetër.