Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se ka kërkuar në vazhdimësi takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, por nuk i është përgjigjur.

Reagimi i Kamberit erdhi pasi Lajçak takoi OJQ-të serb nga Kosova.

Kamberi ka thënë se si përfaqësuesit i rreth 100 mijë shqiptarëve në Serbi, Lajçak nuk i është përgjigur kërkesave të tij për takim.

“Derisa Lajçak po takohet me serbët nga Kosova, unë si deputet që përfaqësoj rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi, kam kërkuar vazhdimisht një takim për të diskutuar çështjet e diskriminimit, nga shpërbërja e deri tek pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi. Fatkeqësisht, nuk ka asnjë përgjigje pozitive nga Lajçak apo ekipi i tij.” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.