Shkruan: Besart Krasniqi

Ismet Sahit Krasniqi lindi më 16 nëntor të vitit 1959 në Grashticë të Malësisë së Gallapit të Komunës së Prishtinës.

Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, ndërsa atë të mesme në Shkollën Teknike “28 Nëntori”, pas kryerjes të së cilës u regjistrua në Fakultetin Filozofik, Dega Histori,si dhe në Shkollën e Lartë Teknikenë Ferizaj.Pastajthirret në shërbimin ushtarak në të ashtuquajturën ish “Armatë popullore jugosllave”.Gjatë qëndrimit në qytetin kroat tëKarllovcit si dhe në atë të Zagrebit disa herë arrestohet nga organet sekrete (serbe)të asaj ushtrie antishqiptare, me ç’rast gjatë vuajtjes së dënimit me burg maltretohetnë forma tëndryshme shtazarake nga eprorët ushtarakë të asaj armate, qëdoli të ishte një armatë antishqiptare vrastare.

Në fillim të vitit 1980, në prag vizitës që kryetari i atëhershëm jugosllav Tito kishte bërë në kazermën ushtarake në Karllovc, Ismet Krasniqi arrestohet dhe maltretohet nga shërbimi sekret dhe mbahet në izolim.

Pasi kryerjes së ”shërbimit”ushtarak, në të cilin Ismeti më tepër kishte qëndruar i izoluar dhe i arrestuar, kthehet në shtëpi në lagjen Kodra e Trimave (ish”Vranjevci” në Prishtinë. Krahas punës në Fabrikën e mobileve “Përparimi” (ish-“Napredak”, ku punonte si teknik i ndërtimtarisë, ai vazhdon veprimtarinë atdhetare, duke shkruar parullanëpër këtë lagje por edhe në pjesë tjera të Prishtinës, pastaj në Besianë (ish-Podujevë), Ferizaj etj., përmes së cilave ftohej populli shqiptar të jetë më i organizuar në luftën për liri, pavarësi dhe ribashkim kombëtar të të gjitha trojeve etnike në një shtet të përbashkët shqiptar, Shqipëri Etnike.

Ismeti Krasniqi shquhej edhe në organizimin e demonstratave, që nga ato studentore gjithëpopullore të vitit 1981, duke qenë gjithnjë në “front”kundër milicëve të atëhershëm të regjimit okupues serbo-jugosllav.

Në një manifestim të vitit 1982, në stadiumin e futbollit të Prishtinës Ismeti si një flakadan i lirisë dhe bashkimit kombëtar e shkul flamurin jugosllav, duke e ngjitur në shtizë flamurin kombëtar me shqiponjën dy krenare dhe duke e shpalosur para një mase të madhe qytetarësh.Të nesërmen, arrestohet nga milicia në vendin e punës, meç’rast dënohet me dy muaj burg të rëndë, gjatë së cilës kohë maltretohet rëndë në burgjet e Prishtinës, Ferizajt dhe Mitrovicës.

Pas daljes nga burgu, Ismeti sërish vazhdon veprimtarinë atdhetare. Përmes shkrimit të parullave ai ftonte popullin për mobilizim me qëllim të vazhdimit të demonstratave dhe përgatitjetpër kryengritjen kundër pushtimit të Kosovës nga ana e Jugosllavisë.

Gjatë grevave të minatorëve në nëntor të vitit 1988,Ismeti organizon dërgimin e disa dyshekëve, krevateve dhe gjësende tjera për minatorët e ngujuar në minierën e Magurës së Lipjanit.

Vetëm pesë ditë para se të bie dëshmor, Ismeti arrestohet në shtëpinë e tij. Në stacionin policor në Prishtinë merret në pyetje dhe kërcënohet edhe me jetë.Kjo aspak nuk e luhati, përkundrazi Ismeti iu thotë atyre se nuk më intereson aspak kërcënimi juaj, sepse jeta nën okupim nuk ka kurrfarë kuptimi. Atdhedashurinë e tij e tregoi deri në momentin e fundit, sepse siç deklaronte shpesh, ai do të organizohet dhe do të punonte pa ndërprerë për jetësimin në vepër të amanetit të gjithë dëshmorëve të deriatëhershëm të kombit dhe të rilindësve tanë për Republikën e Kosovës dhe ribashkimin kombëtar shqiptar,që mbetet aspiratë dhe vullnet i popullit tonë.

Më 27 mars 1989Ismeti ishte në krye të organizimit të një demonstrate të fuqishme, ndër më të përgjakshmet deri atëherë në Kosovë, me ç’rast duke qëndruar në rend të parë,në një “dyluftim”me forcat e atëhershme jugosllave, të cilat ishin të armatosura deri në dhëmbë, dhe duke ftuar rininë dhe popullin për qëndresë deri në fitore, bie heroikisht në fushën enderit afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë. Gjaku i Ismet Krasniqit dhe i të gjithë dëshmorëve tjerë të kombit na thërret për ndërgjegjësim dhe unifikim, në mënyrë që potenciali ynë të përqendrohet në sendërtimin në vepër të amaneti i tyre, ribërja e Shqipërisë Etnike.  Ndërsa vlenë të ceket vetëm në Prishtinë afër Xhamisë së Llapit, më 27 mars 1989 ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Shukrije Obërtinca, Sevdat Xhafolli, Mustafë Veselaj, Vetim Shala, të cilët në mënyrën më heroike ranë në fushën e nderit. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!