Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi.

Ministria e Mbrojtjes njofton se ministri ka realizuar disa takime të rëndësishme atje.

“Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, zhvilloi disa takime me drejtuesit e Agjencisë së Industrisë të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, si dhe me prodhues të sistemeve ushtarake, me disa prej të cilëve janë prokuruar sisteme të armatimit dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Në këto takime ai u njoh dhe u informua me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Tutje bëhet e ditur se  ministri theksoi se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit nga Republika e Kosovës, sepse Kosova dhe Turqia janë aleatë dhe partnerë strategjikë, për mbrojtje e siguri dhe për qëndrueshmëri e paqe.

Para disa ditës,  ministri Ejup Maqedonci ka thënë se kanë mbajtur premtimin e bërë për fuqizimin të Ushtrisë së Kosovës.

Maqedonci ka pohuar se që nga fillimi i mandatit kanë investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit, përcjell Mekuli Press.com

“Premtuam fuqizim të ushtrisë, e realizuam! Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit”, thotë ai. 

By