Stafi i gazetës “The Washington Post” ka shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit që mos të mbështetet asnjë kandidatët për president.

Sindikata e stafit të gazetës ka lëshuar një deklaratë ku shpreh “shqetësimin e thellë” për këtë vendim, veçanërisht duke marrë parasysh se “roli i bordit editorial” përfshin dhe mbështetjen e kandidatëve për t’i udhëhequr lexuesit, shkruan skynews.

Deklarata vë në dukje gjithashtu se fakti që lajmi rreth vendimit për të mos mbështetur kandidatë erdhi nga drejtori ekzekutiv i gazetës dhe jo nga redaktori, ata po “shqetësohen me faktin se menaxhmenti ka ndërhyrë në punën e anëtarëve në redaksi”.

Sipas gazetarëve të “The Washington Post”, vendimin për të mos e publikuar mbështetjen ndaj Kamala Harrisit e mori vetë pronari i gazetës, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

“Vendimi për të mos publikuar u mor nga pronari i The Post, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos”, raportoi The Washington Post, duke cituar dy burime të njohura me situatën.

Sindikata e gazetës shprehet se ky vendim “dobëson punën e anëtarëve tanë [gazetarëve] në një kohë kur duhet të forcojmë besimin e lexuesve tanë, jo ta humbasim atë”.

Ndryshe, gazeta ka mbështetur gjithmonë një kandidat për president amerikan që nga viti 1992 ndërsa u themelua në vitin e largët të 1877.

Komenti nga MekuliPress:

Kontrolli i mediave nga një oligark, siç është rasti me The Washington Post nën pronësinë e Jeff Bezos, përbën një rrezik të madh për demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Kur gazetarët, të cilët kanë për detyrë të udhëheqin opinionin publik dhe të mbrojnë të vërtetën, kontrollohen nga interesa private, atëherë edhe e vërteta filtrohet për të mbrojtur përfitimet ekonomike të pronarit.

Vendimi për të mos mbështetur publikisht asnjë kandidat është një akt autokratik, ku Bezos përdor pushtetin e tij për të ndikuar drejtimin editorial të një gazete siq është The Washington Post, lider i fjalës së lirë.
Ky veprim nuk mbron interesin publik, por mbron imazhin dhe lidhjet politike të pronarit, duke minuar besimin e lexuesve dhe duke e kthyer një institucion të rëndësishëm si The Washington Post në një instrument të kapitalit dhe interesave të ngushta.

Koncentrimi i mediave në duar të një pakice të pasur është dekadencë demokratike dhe na kthen pas në një sistem ku informacioni manipulohet për të kontrolluar mendimin publik. Kjo lloj situate është një kërcënim i qartë për lirinë dhe një prapakthim i demokracisë, ku opinioni i një milioneri imponohet si e vërtetë e vetme.

By