Nga Mariah Carey tek Wham, një udhërrëfyes ekonomiko financiar i Këngëve të Krishtlindjes

Të përpikta si panetonia në fund të drekës, gjeli i detit dhe pakot për t’u hapur në mesnatë, vijnë këngët e Krishtlindjeve, “dekorime” të paktën po aq thelbësore sa veshtulla për të krijuar atmosferën e duhur midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Por cilat prodhojnë të ardhurat më të larta nga të drejtat e autorit çdo vit?

Ndër më të famshmet, White Christmas nga Bing Crosby, e cila në 2019-ën në Angli u rikthye në 10-shen e këngëve më të dëgjuara në javët para Krishtlindjeve, prodhon çdo vit rreth 320 mijë dollarë fitime.⁠

Mariah Carey është gjithashtu protagonistja e Krishtlindjeve. Kënga e saj “All I want for Christmas is you”, me 16 milionë kopje është kënga e dytë më e shitur e Krishtlindjeve.

Me të ardhura mesatare prej 400,000 dollarë në vit, është një nga këngët më fitimprurëse të Krishtlindjeve për sa i përket të drejtës së autorit. Krishtlindja e mrekullueshme nga Paul McCartney dhe Fairytale of New York nga The Pogues gjithashtu ecin në të njëjtat shifra.⁠

Pak më poshtë gjendet Wham me “Last Christmas”.

Që nga viti 1984, kur u shkrua nga George Michael, ka shitur 10 milionë kopje dhe mbledh 300 mijë dollarë honorare çdo vit.

400 mijë dollarë

Mariah Carey – “All I want for Christmas is you”

Me 400 mijë dollarë të ardhura mesatare në vit, “All I want for Christmas is you”, e cila u këndua në 1994 nga Mariah Carey, është një prej këngëve të Krishtlindjeve me më shumë të ardhura nga të drejtat e autorit

400-600 mijë dollarë

Paul McCartney – “Wonderful Christmastime”

Kënga më fitimprurëse e Paul McCartneyt nuk ka fare lidhje me Bitëllsat. “Wonderful Christmastime: sjell diku midis 400 dhe 600 mijë dollarë nga të drejtat e autorit në vit

400 mijë dollarë

The Pogues – “Fairytale of New York”

Mes Anglisë, SHBA dhe Irlandës, kjo këngë e The Pogues ka shitur 3 milion kopje. Të ardhurat e përvitshme nga të drejtat e autorit kapin shifrën 400 mijë dollarë

320 mijë dollarë

Bing Crosby – “White Christmas”

Nuk ka Krishtlindje pa “White Christmas”, dhe nuk ka “White Christmas” pa Bing Crosby. Vlerësohet se për nga të drejtat e autorit, kjo këngë e nxjerrë në 1942 sjell çdo vit afro 320 mijë dollarë të ardhura.

300 mijë dollarë

Wham – “Last Christmas”

Kënga klasike më e dashur e të apasionuarve pas popit të viteve tetëdhjetë, Last Christmas u kompozua nga George Michael në vitin 1984. Që atëherë ka shitur 10 milion kopje, dhe arkëton 300 mijë dollarë të ardhura në vit. 

By