Gëzim Mekuli
(Njohës i mediave dhe retorikës)
Në fjalimin e tij të fundit nga Zyra Ovale përpara se të dorëzojë pushtetin te Donald Trump, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot dha një paralajmërim shqetësues kundër oligarkisë dhe koncentrimit të fuqisë te një grusht njerëzish super të pasur.
“𝐍𝐞 𝐩𝐨 𝐬𝐡𝐨𝐡𝐢𝐦 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐬𝐞̈ 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐤 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳 𝐬𝐮𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫. 𝐊𝐣𝐨 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐞 𝐨𝐥𝐢𝐠𝐚𝐫𝐤𝐢𝐬𝐞̈, 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢, 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐞𝐦𝐞, 𝐤𝐞̈𝐫𝐜𝐞̈𝐧𝐨𝐧 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐨𝐧𝐞̈, 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐨𝐧𝐞̈,” tha Biden gjatë fjalimit të tij të fundit të enjten (16.janar 2025), citon MekuliPress.
Janë këto fjalë të mëdha, por që bien si kumbonë alarmi edhe në Kosovë dhe në Shqipërinë tonë, ku demokracia duket si një drekë e shtruar për pak oligarkë, ndërsa populli është ftuar vetëm për të larë pjatat.
Presidenti në largim, sot, theksoi gjithashtu rrezikun që vjen nga teknologjia dhe kontrolli që disa gjigantë të teknologjisë kanë mbi informacionin, mediat dhe debatin publik.
“𝐒𝐨𝐭, 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞̈𝐭 𝐩𝐨 𝐯𝐚𝐫𝐫𝐨𝐬𝐞𝐧 𝐧𝐞̈𝐧 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐯𝐚𝐥𝐞̈ 𝐝𝐞𝐳𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢. 𝐒𝐡𝐭𝐲𝐩𝐢 𝐢 𝐥𝐢𝐫𝐞̈ 𝐩𝐨 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐫𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚 𝐩𝐨 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐩𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐠𝐞̈𝐧𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭,” shtoi ai sot në fjalimin e tij të fundit si President i ShBA-së.
Biden vuri në dukje se oligarkët teknologjikë, përfshirë Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, kanë bashkëpunuar hapur me Donald Trump për të forcuar ndikimin e tyre dhe për të fituar pozita të reja në pushtet.
𝐏𝐚𝐫𝐚𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐁𝐢𝐝𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈
Të dashur lexues,
Ky paralajmërim i Biden kundër oligarkisë është një sinjal alarmi që i tejkalon kufijtë e Amerikës dhe na prekë edhe neve si Kosovë e si Shqipëri.
Kryeministri Albin Kurti, në mënyrë të përsëritur, ka kritikuar ndikimin e oligarkëve që kanë monopolizuar ekonominë, kanë përvetësuar mediat dhe krejt shtetin, përpos oksigjenit.
“𝐍𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐞𝐣𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐨𝐥𝐢𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞̈𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐟𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬. 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝𝐞̈𝐯𝐞,” ka thënë Kurti disa herë, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit dhe monopoleve mbetet prioritet i tij.
𝐎𝐥𝐢𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞̈𝐭 “𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐣𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐬𝐞̈”
Oligarkët tanë nuk kanë nevojë për Tesla apo SpaceX; mjafton një rrjet lokal televizioni, portalesh dhe radiosh dhe ca para nën dorë për të mbajtur gjithçka nën kontroll.
Të nderuar lexues,
Në Kosovë, për dy dekada, oligarkët kanë pasur një luks që as Trump-i s’do ta kishte imagjinuar: të hapin zyra të Serbisë në Kosovë, të ndërtojnë monopole dhe të shtrihen deri në zemrën e fortë të Kosovës. Ndërkohë, mediat tona, ato që do duhej të na tregonin të vërtetën, janë më të zëna duke shkruar “himne lavdie” për të njëjtët njerëz që kontrollojnë gjithçka, nga tregu, televizionet e deri te politika.
E pra, Biden dhe Kurti kanë të drejtë. Demokracia nuk mbijeton kur një grusht njerëzish kontrollojnë pushtetin ekonomik dhe mediatik.
Në fund të fundit, në Kosovë dhe në Shqipëri, ndryshe nga SHBA, ne nuk kemi nevojë për Biden-in; ne kemi nevojë për më shumë Albin Kurta dhe më pak oligarkë.