Shpifën dhe manipuluan/ Reagon Maqedonci pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S’ka rizotim, por sqarim. Zotimin dhe nënshkrimin e ka bërë Thaçi në vitin 2013.

Në letër argumentohet se “Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojë zotimin e bërë përmes letrës së datës 19 prill 2013 nga ish-kryeministri Thaçi, i cili zotohet se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndërmerrte një mision në pjesën veriore të Republikës së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas publikimit të letrës sekrete, dërguar Komandantit të KFOR-it, lidhur me ngjarjen e 24 nëntorit 2024, ku Garda Ceremoniale e FSK-së ishte angazhuar në veri të vendit në një ceremoni mortore.

Në deklaratën e tij, ministri ka theksuar se letra nuk përbën asgjë të re për publikun dhe se qëllimi i saj ishte vetëm për të sqaruar rrethanat e angazhimit të FSK-së në atë zonë, duke siguruar që ky veprim nuk kishte për qëllim tensionimin e situatës.

“S’ka rizotim, por sqarim”, ka deklaruar ministri, duke shtuar se letra nuk mund të interpretohet si një rizotim, pasi për angazhimin e FSK-së në veri të Kosovës ekziston një dokument në fuqi i dhënë si zotim nga ish-Kryeministri Hashim Thaçi në prill të vitit 2013. Ky dokument përcakton kushtet e operimit dhe koordinimit mes FSK-së dhe KFOR-it në atë pjesë të vendit.”

Maqedonci ka ritheksuar se personalisht nuk pajtohet me zotimin e vitit 2013, duke e cilësuar atë si të gabuar dhe të dëmshëm për ushtrinë e Kosovës me pasoja afatgjata.

Megjithatë, ai ka nënvizuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojnë këtë zotim për aq kohë sa mbetet në fuqi, duke treguar përgjegjësi institucionale.

“Përgjegjësia jonë dhe e Komandantit të KFOR-it, duke pasur parasysh ekzistencën e zotimit të vitit 2013, është të sigurojmë njëri-tjetrin që çdo angazhim ushtarak në veri të bëhet në mënyrë të koordinuar”, përfundoi ministri në reagimin e tij.

Në letër thuhet se “Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojë zotimin e bërë përmes letrës së datës 19 prill 2013 nga ish-kryeministri Thaçi, i cili zotohet se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndërmerrte një mision në pjesën veriore të Republikës së Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të KFOR-it”, thuhet në letrën sqaruese të Maqedoncit, dërguar Barduanit.

By