Beteja e Nokshiqit – Normandia e harruar e shqiptarëve

Në këtë ditë të vitit 1879 u zhvillua beteja e përgjakshme e Nokshiqit, në të cilën shqiptarët e Plavës dhe Gusisë të prirë nga legjendari Ali Pashë Gusia, mbrojtën heroikisht trojet shqiptare (Plavën, Gusinë dhe më gjërë) duke e mposhtur ushtrinë pushtuese serbe-malazeze të udhëhequr nga Mark Milani.

Shkruan: Gëzim Mekuli

Noka e themeloj Nokshiqin. Fshati Nokshiq, Normandia e harruar e shqiptarëve, e mori emrin pikërisht nga Noka. Ky burrë, pra Noka, ishte i pari i nokshiqanëve. Noka i kishte edhe katër vëllëzër: Drela, i cili u vendos në Drelaj të Rugovës, Stana, i cili u vendos në Stankaj të Rugovës, Nila, i cili u vendos në Shtupeq të vogël, dhe Pepa, i cili u vendos në Pepaj-Pepiq të Rugovës. Këta pesë vëllëzër kishin një babë; e ai ishte Nika, e Nika e kishte babë Dedën…

Në periudhën antike ky fshat është banuar nga banoret ilir të fisit Labeat. Banorët vendas që nga antika kanë qënë Ilir. Marrëveshja e Shën Stefanit, e mbajtur me 3 mars 1878, e cila ishte një marreveshje në mes Turqisë dhe Rusisë, rezultoj me ndarjen e interesave të përbashketa në mes të këtyre dy fuqive të mëdha.

Kjo marrëveshje i shkëpuste tokat shqiptare të Plavës dhe të Gucisë dhe ato toka i jepte Malit të Zi.

Nokshiqanët, si gjithnjë trima, mendjembrehtë dhe të pamposhtur, vëndosën që mos ta lëshojnë vendin e tyre pa rezistencë të armatosur. Kështu, së bashku me vëllezërit e tyre shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, të udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, u bashkuan në fshatin kala, Nokshiq dhe, vendosën t’i dalin ballëpërballë Mark Milanit dhe ushtrisë së tij të armatosur mirë.

Me 4 dhjetor 1879, forcat shqiptare të udhëhequra nga prijësit shqiptarë siq ishte Ali Pashe Gusia, Jakup Ferri, që i udhëhiqnin forcat e Lidhjes Shqiptare, dhe Rugovasit, të prirë nga Qelë Shabani dhe Kadri Bajri, u mblodhën në Nokshiq. Këtyre luftëtarëve patriot ju prinin, si gjithnjë, Luanët banorë vendas, të cilët edhe e nisën luftën për mbrojtjen e tokave shqiptare.

Të parët nokshiqan, që nisën luftën mbrojtëse ishin Nurë Kurti dhe Kurt Asllani. Për trimëri të pashoq, në fushë të luftës kundër forcave serbo-malazeze, u dalluan Ali (Smajl) Mekuli, i cili jetoj plot 115 vjet dhe vdes në Nokshiq në vitin 1951, Adem (Smajl) Mekuli, trimi Bali Bajram Nokshiqi (20 vjecar), Puro Mekuli (96 vjecar), dhe shumë të tjerë të autoktonëve të fshatit Nokshiq, siq janë vëllëzëria Bucajt, Mekulët, Mehajt dhe Selimajt

Nokshiqanët nuk ishin të vetëm, pas disa ditësh u nisën për në Guci 2000 shqiptarë nga Gjakova të armatosur dhe sipas vendimeve që u morrën në Gjakovë, me fillimin e luftës edhe dy mijë vullnetarë të tjerë do niseshin nga Gjakova për mbrojtje të tokave shqiptare.

Sipas kronikasve të gjithë burrat e Nokshiqit vëndosën të japin jetën dhe mos të lejojnë forcat pushtuese sllave të depërtojnë në tokat shqiptare.

Një figurë e veçantë e kësaj lufte ishte heroina Kajë Galja, motra e Zhuj Selmanit, e cila u bë simbol i trimërisë shqiptare pasi preu katër ushtarë serbë me sëpatë në kullën e Nokshiqit, që në melosin shqiptar na del e cituar si: “motra e Zhujsë, qafë kapricë, katër shkije i preu sakicë”. Ajo tregoi se lufta për mbijetesë dhe liri nuk ishte vetëm e burrave, por e të gjithë shqiptarëve pa dallim.

Kajë Gaja dihet se si në fushëbetejë i doli në ndihmë Rrustem Ukajt nga fshati Haxhaj (Rugovë), i cili gjatë luftimeve me armikun plagoset. Ky kishte marrë plagë nga thikat në luftimet gjoks per gjoks dhe, gjatë kthimit në shtëpi, do të thotë rrugës para se të hyjë në fshatin Haxhaj, edhe vdes nga plagët që mori për mbrojtjen e tokave të Shqipërisë nga sllavët.

Duhet theksuar se Beteja e Nokshiqit (dhjetor 1879-janar 1880), ka një rëndësi të madhe dhe është një ndër betejat më të mirë organizuara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kjo luftë e përgjakshme, por heroike, i shkatërroi forcat e Mark Milanit dhe, për të parën herë, këtu, thyhen forcat Serbo-Malazeze. Kjo fitore kishte një jehonë të madhe në të gjitha vendet europiane. Në histori kjo rezistencë për të mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi sllav, njihet si “Lufta e Nokshiqit”, të cilën e fituan forcat Shqiptare.

Pas kësaj beteje forcat Shqiptare i treguan qartë botës se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk synonte pushtimin e territoreve, që nuk ishin shqiptare. Rreth kësaj betejë të përgjakshme, për organizimin dhe përpilimin e strategjisë së luftës mbrojtëse u shpreh edhe komandanti i Shtabit të ushtrisë malazeze Bozho Petroviç, i cili do të deklaronte më pas se, shqiptarët në këtë betejë po i drejtonte një “mjeshtër i madh ushtarak”.

Populli i kësaj treve asnjëher nuk i miratoi, nuk i pranoi e as që do t’i pranoj vendimet e dhunshme që coptuan trojet Shqiptare. Padyshim, faqe e ndritur në historinë e luftërave që kanë bërë të parët tonë, për mbrojtjen e trojeve të tyre, është pra “Lufta e Nokshiqit” dhe fitorja e arritur kundër forcave malaziase, diplomacisë se Fuqive të Mëdha të kohës, synimeve ekspansioniste ruso-sllave dhe dredhive osmane për të shpëtuar veten në dëm të interesave jetësore të Kombit Shqiptar.

Për fat të keq, duhet nënvizuar se kjo epope kaq madhore, që u kurorëzua me fitoren e shkëlqyer të forcave ushtarake Shqiptare, të komanduara dhe drejtura nga Lidhja e Prizerenit, pothuajse nuk është studiuar e trajtuar fare. Rrethanat në të cilat u zhvillua Lufta e Nokshiqit, kriza lindore, lufta ruso-turke dhe nënshkrimii traktit famkeq të Shën Stefanit, e bënin situatën shumë të rëndë dhe akoma të ndërlikuar për Kombin Shqiptar.

𝐏𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐫𝐞̈ 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐞𝐣 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐲 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞:

A) Të pranonte vendimin e Shën Stefanit, të cilat coptonin trojet Shqiptare midis Bullgarisë, Serbisë dhe Malit te Zi, dmth të pranonte ripushtimin, ose

B) Të organizohej për të përballur situatën e ndërlikuar të brendshme dhe ndërkombtare, pra të vazhdonte luftën clirimtare kundër pushtuesve të vjetër dhe të rinj. Populli Shqiptar, megjithëse në rrethana te vështira, zgjodhi rrugën e dytë, rrugën e vazhdimit të luftës për mbrojtjen e trojeve historike Shqiptare.

𝐊𝐮 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐧𝐨𝐤𝐬𝐡𝐢𝐪𝐚𝐧𝐞̈𝐭 𝐬𝐨𝐭?

Tani, pas dëbimit të shqiptarëve nga Jugosllavia e Titos, në Nokshiq, përpos Kullave gjysmë të rrënuara dhe tokës shqiptare nuk frymon asgjë shqiptare në këtë fshat. Po, atje, e në atë vendkala, mund të gjeni edhe varret e të të parëve tanë…

Plava dhe Gucia u shkatërrua: shumica e shqiptarëve, nga dhuna malazeze u larguan dhe u tretën në SHBA, ata pak që mbetën aty u persekutuan, u asimiluan dhe u “boshnjakëzuan”. Më shumë se 90% e shqiptarëve të rinjë në Plavë dhe Guci, sot nuk dinë e nuk flasin shqip apo nuk e praktikojnë fare gjuhën shqipe; këtu nuk ka shkolla, edukim e as arsimim të duhur në gjuhën shqipe…

Historia e lavdishme e kësaj cope të Shqipërisë historike po venitet; Nokshiqi, dikur vendkala, e i lavdishëm në histori, në heshtje po rënkon e thërret, e, Plava dhe Gucia po shikon drejtë Tiranës e Prishtinës dhe po pret, po pret për mbështetje, për ndihmë e për kurajo.

𝗘 𝗱𝗵𝗶𝗺𝗯𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗺𝗯𝗲𝘁𝗲𝘁 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗶 𝗾𝗲̈ 𝗰𝗼𝗽𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘁𝗿𝗼𝗷𝗲𝘃𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗮𝗿𝗱𝗵𝘂𝗿 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗻𝗴𝗮 𝗮𝗿𝗺𝗶𝗾𝘁𝗲̈, 𝗽𝗼𝗿 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝘃𝗲𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁. 𝗥𝗮𝗺𝘂𝘀𝗵 𝗛𝗮𝗿𝗮𝗱𝗶𝗻𝗮𝗷, 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗹𝗶𝗱𝗲𝗿 𝗾𝗲̈ 𝗱𝗶𝗸𝘂𝗿 𝘀𝗵𝗶𝗵𝗲𝗷 𝘀𝗶 𝗹𝘂𝗳𝘁𝗲̈𝘁𝗮𝗿 𝗶 𝗺𝗮𝗱𝗵 𝗶 𝗨𝗖̧𝗞-𝘀𝗲̈, 𝘂 𝗯𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗻𝗴𝗮 𝗳𝗶𝗴𝘂𝗿𝗮𝘁 𝗾𝗲̈ 𝗳𝗶𝗿𝗺𝗼𝘀𝗶 𝗳𝗮𝗹𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗸𝗲̈𝘁𝘆𝗿𝗲 𝘁𝗿𝗲𝘃𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗮𝘃𝗱𝗶𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗠𝗮𝗹𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗭𝗶. 𝗠𝗲 𝗸𝗲̈𝘁𝗲̈ 𝗮𝗸𝘁, 𝗮𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗰𝗼𝗽𝗲̈𝘁𝗼𝗶 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝘁𝗼𝗸𝗮𝘁 𝗲 𝗹𝘆𝗲𝗿𝗮 𝗺𝗲 𝗴𝗷𝗮𝗸𝘂𝗻 𝗲 𝘁𝗿𝗶𝗺𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗡𝗼𝗸𝘀𝗵𝗶𝗾𝗶𝘁, 𝗽𝗼𝗿 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗴𝗷𝗮𝗸𝘂𝗻 𝗲 𝗱𝗲̈𝘀𝗵𝗺𝗼𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗨𝗖̧𝗞-𝘀𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗹𝘂𝗳𝘁𝘂𝗮𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗼𝘀 𝗹𝗲𝗷𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗰𝗼𝗽𝗲̈𝘁𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗶𝗹𝗹𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗶𝘀𝗲𝘃𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲.

𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬, 𝐩𝐬𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐮𝐚𝐫 “𝐁𝐞𝐭𝐞𝐣𝐚 𝐞 𝐍𝐨𝐤𝐬𝐡𝐢𝐪𝐢𝐭?”

– Një mësim historik për brezat e ardhshëm – Historia e këtij qëndrese është dëshmi e asaj që shqiptarët janë të gatshëm të bëjnë për lirinë dhe dinjitetin e tyre.

– Identiteti Kombëtar – Plava dhe Gucia mbeten simbol i shqiptarizmit, dhe nuk duhet lejuar që këto troje të harrohen apo të asimilohen.

– Ndërgjegjësimi i diasporës – Shqiptarët e Plavës dhe Gucisë, tashmë të shpërndarë në SHBA dhe vende të tjera, duhet të mbajnë të gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare.

– Përgjegjësia e politikës shqiptare – Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të jenë spektatorë pasivë të shuarjes së këtyre trojeve nga harta kombëtare shqiptare.

Beteja e Nokshiqit nuk është vetëm një kapitull i lavdishëm i historisë, por edhe një thirrje për të mos harruar dhe për të mos lejuar që toka shqiptare të tjetërsohet. Shqiptarët duhet të mbajnë mend se asnjë kolltuk politik, asnjë karrierë personale, nuk vlen më shumë se një pëllëmbë tokë e gjakosur nga breza të tërë.

Lavdi të rënëve për mbrojtjen e trevave të Nokshiqit, Plavës, Gucisë e deri në Ulqin! Mallkim për coptuesit e tokës shqiptare!

By