Nga Auron Tare
Diku nga 2003, kur shëtisja në lagjen e vjetër të Damascut për të gjetur shtëpine e Lady Digby al Mazrab, një nga personazhet më interesante të europes së mesit të 1800s, rastësisht mësova se në kopshtet damascene rritej edhe një trendafil i vecantë. Një trendafil i bardhë damaskin me emrin e Roza Bocarit, vajzës së bukur të Marko Bocarit suliotit më të famshëm i vrarë gjatë luftimeve për Pavarësinë e Greqisë.
Historinë e trendafilit që lidhet me Rozën e kam shkruar në një artikull të gjatë që do te botohet së shpejti, por rastësisht, fare rastësisht ashtu si mjaft gjëra në jetë duke gërmuar mbi historinë e familjes Bocari, gjeta një gjurmë shumë të vecantë në një nga lagjet e qytezës amerikane të Salem.
Dimrin e kalur vizitova si një kuriozitet historik, selinë e Llozhës së Parë Masonike në Amerikë e themeluar në qendrën e qytetit të Bostonit. (Për koincidencë selia e pare e Vatrës themeluar në Boston nga Konica dhe Noli ishte jo më shumë se 50 metra nga kjo godine impozante në Boston). Në këtë seli, ndër shume detaje historike lexova një artikull shumë të shkurtër mbi jetën e Frank Konstandine Victorato anëtar i Lozhës Masonike të Essex, I. O. O. F i cili kishte vëndlindje Ishujt Joniane ( një bashkim i ishujve grekë Korfuz, Paxos, Antipaxos, Lefkadha) qeverisur nga Venediku dhe me vonë France dhe Britania)
Konstandin Viktorato i cili kishte vdekur në moshën 98 vjecare në shkurt të 1895-s kishte pasur një jetë plot aventura.
I vendosur ne qytezën e Salemit në 1851 duke ardhur nga Anglia, kishte qenë i burgosur në galerat e flotës turke. I kapur rob nga ushtria otomane gjatë periudhës që njihet si Revolucioni Grek, kishte mundur të lirohej me ndihmën e autoriteteve britanike si subject anglez. Pas Turqisë ishte hedhur në Rusi dhe prej këtej marinar në anijet britanike ishte kapur rob nga piratët kinezë. Pas një farë kohe kishte mundur të mbrinte në Angli dhe prej andej në Boston ku përfundimisht u vendos në qytezën e Salemit të njohur për shtrigat e famshme. Emrit të tij Konstandin me të mbërritur në Boston i kishte shtuar edhe një emër më të amerikanizuar Frank, dhe kështu shume shpejt u bë një tregtar i njohur në Salem, si Frank Constantine Victorato. Por Historia e Konstandin Victoratos nuk mbaronte këtu. Pasi kishte mundur të krijonte disa biznese të sukseshme kishte ndërtuar godinën e YMCA, sot një nga godinat historike të qytetit. Konstandini përpos shumë aventurave të jetës së tij, në rininë e tij të hershme kishte qenë pjesë e trupave suliote të Marko Bocarit. Sipas dëshmive të tija Konstandini kishte qenë pjesë e 350 Suliotëve te cilet kishin sulmuar Kampin e Pashait te Shkodres ne 20 Gusht 1832 ne Karpo. Mustafa Pasha I Shkodres merte pjese me trupat e tija te sjella nga Veriu I Shqiperise nen komanden e Mahmut Pasha Dramalliut nje tjeter komandant I shquar ottoman me origjine shqiptare dhe dhender I Sulltanit.
Por ajo qe me terhoqi ne historine plot Aventura te Konstandinit ishte fakti se deri ne ditet e fundit te vdekjes kishte insistuar se kishte qene deshmitar ocular ne sulmin e Marko Bocarit kunder kampit ottoman dhe se Marko Bocari, prijesi I famshem I Sulioteve, ushtaraku ne sherbim te Ali Pashes, ishte vrare nga njerzit e tij. Pra Marko Bocari Heroi me I madh I Panteonit te Revolucionit Greke nuk ishte vrare ne sulm kunder ushtrise otomane ( ne fakt trupave shqiptare veriore) por nga vete Suliotet. Nje deshmi te tille nuk e kam hasur ne asnje botim serioz te historiografise greke dhe ne asnje deshmi te shkruar.
I cuditur mjaft me kete deshmi te bere ne shtypin amerikan te fund shek 19 filloja te kerkoja me shume. Mos valle Frank Konstandine Victorato nuk egzistonte fare dhe kishte qene nje personazh i fabrikuar nga shtypi amerikan i kohes. Po perse dikush mund ta kishte bere kete?
Qyteza e Salemit eshte shume prane qytezes nga ku po shkruaj keto rradhe. Nje shetitje ne qytetin e shtrigave eshte gjithmone interesant aq me shume ne gjurme ten je misteri qe perfshin emra kaq te njohura te historise. Me nje kerkim te thjesht ne Librarine Publike te Qytetit te Salem gjej se ne fakt nje Frank Constantine Victorato ishte rregjistruar ne Librin e Bizneseve si mbajtes I nje Licence – Victorato Frank Constantine, bowling alleys, 18 Central, per nje Saloon( Klub). Po keshtu ne historikun e Godines historike te YMCA shenohej se ndertuesi I saj kishte qene nje biznesman lokal me emrin Frank Constantine Victorato. Pas nje interesimi te shkurter mbi bashkeluftetarin e Marko Bocarit shume shpejt gjeta edhe vend pushimin e tij. Frank Constantine Victorato dhe familja e tij preheshin ne te njejtin vend ne varrezat e Salemit.
Pra Frank Constantine Victorato kishte qene nje personazh i vertete. Por pyetja me e rendesishme ishte se perse Konstandinit gjate jetes se tij kishte insistuar se Marko Bocari heroi me i madh i Revolucionit Greke, Prijes I Sulioteve, Ushtarak I Ali Pasha Tepelenes, Anetar i Komitetit Revolucionar “Filiki Eteria’ personazhi qe inspiroi nje sere artistesh te rendesishem europiane si Eugene Delacrua nuk ishte vrare nga otomane por nga vete Suliotet?
Ne se Konstandin Victorato kishte qene pjese e atij grupi te ngushte suliotes qe kishin sulmuar Kampin e Pashait te Shkodes qartesisht mund te themi se ai ishte vete i tille. Deri me sot nuk kemi deshmi qe ne trupat suliote dhe aq me shume ato te Marko Bocarit te kishte edhe pjesmarres greke. Pra mund te themi pa hezitim se Konstandin Victoratos ishte Suliot I lindur me shume gjasa ne Korfuz atje ku kishte nje koloni te madhe familjes suliote.
Po përse Suliotet e kishin vrarë Prijësin e tyre? Përse ky konflik gjatë perplasjes me trupat shqiptare të Pashait të Shkodrës? Mos vallë një aksident fatal në fushën e betejës apo një vrasje me qëllim? Në fakt dëshmia apo version shqiptar i kesaj ngjarjeje thotë se Marko Bocari u vra nga Lleshi i Zi, prijësi i Mirditorëve të cilët ishin pjesë e trupave të Pashait të Shkodrës.
Ndërkohë dëshmia e Konstandinit është se “Marko Bocari u vra nga dora e njerzve te tij”
Cfarë nënkupton Konstandini me këto rreshta? Nga njerzit e tij Suliotët të cilët ai ishte pjesëtar apo nga shqiptarët e trupave veriore të ardhura nga malsitë e Shkodrës?
Dëshmia e Konstandinit duhet të kishte qenë kaq shteruese sa të kishte përfunduar edhe në një artikull të kohës në New York Times si dëshmia e vetme që hedh poshtë versionin zyrtar të vrasjes së Bocarit. “Victorato always maintained that the accepted histories of that even were incorrect, and that Bozzaris fell at the hands of his own men” The New York Times, February 21, 1895
1. Marko Boçari
2. Trendafili Roza Boçari që rritet ne Damask
3.Gravurë e Eugen Delacrua. Sulmi i Boçarit mbi Kampin Otoman
4. Godina historike e YMCA në Salem Boston
5. Vendi ku prehet Konstandin Victorato ne Salem, MA
6. Selia e Llozhës Masonike të Bostonit.