Bashkatdhetarët të cilët janë regjistruar për votim për Zgjedhjet Parlamentare të Republikës së Kosovës tashmë kanë nisur votimin nëpër ambasada në vende të ndryshme të botës.

Qendra e parë e cila është hapur për votim është ajo në Turqi dhe ajo e fundit që do të mbyllet, më e vonshmja do të jetë në Amerikë dhe Kanada, informon e pavarura MekuliPress.com

Votimi ka nisur që nga ora 07:00 dhe do të mund të votohet deri në ora 19:00.

Pamje nga votimi që po bëhet në Zvicër dhe në Gjermani ka publikuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Cyrih. Ora 08:04, temperatura -1 gradë. Ju dua shumë, aq sa nuk po di ta përshkruaj me fjalë”, ka shkruar ministrja.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se paraqitja e dokumentit të identifikimit me afat është i domosdoshëm për të realizuar të drejtën e votës.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen të dielën, më 9 shkurt.

By