Trump: “Djalë i keq, nuk mund të hyjë në ndërtesat federale”
Sa më shumë ditë kalojnë, aq më qesharake bëhet situata. Presidenti Donald Trump ka hequr lejet e sigurisë për Antony Blinken, ish-sekretarin e shtetit dhe disa njerëz të tjerë të rëndësishëm të administratës së shkuar , thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të shtunën.
Vendimi parashikon masën e ndalimit për të hyrë në zyrat e rëndësishme të shtetit duke i ndaluar informimin e përditshëm me informacione të inteligjencës, shkruajti agjensia Reuters.
Blinken është i njohur në Shqipëri si firmosësi i non Gratas për Sali Berishën dhe si një mbrojtës i madh i Edi Ramës, të cilin gjatë vizitës së fundit në Tiranë e konsideroi si nje “udhëheqës të madh” që ka fat ta ketë ky popull. Po sipas administratës aktuale ai ka qenë një politikan që ka abuzuar me dokumentat konfidenciale të inteligjencës, sidomos në rastin e djalit të Biden. Pikërisht kjo akuzë, nga vendi i tij, ngre dyshime lidhur me besueshmërinë e akteve që ka ndërrmarrë.
“Djalë i keq. Do i hiqen lejet e sigurise atij,” tha Trump për ish sekretarin Blinken. “Është për t’u hequr çdo të drejtë që ai ka duke përfshirë atë që nuk mund të hyjë në ndërtesat federale” theksoi presidenti për New York Post në një intervistë ekskluzive.
Trump revokoi gjithashtu lejet e sigurisë për zëvendësprokuroren e përgjithshme të Biden, Lisa Monaco, e cila ndihmoi në koordinimin e përgjigjes së Departamentit të Drejtësisë për sulmet të 6 janarit 2021 nga mbështetësit e Trump në Kapitolin e SHBA, thanë zyrtarët të shtunën.
Ata thanë se Trump hoqi gjithashtu lejet e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg, të cilët të dy drejtuan çështje kundër Trump.
Ish-presidentët e SHBA-së kanë marrë tradicionalisht informime të inteligjencës në mënyrë që të mund të këshillojnë presidentët aktualë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.
Në vitin 2021, Biden gjitjashtu revokoi lejen e sigurisë për Trump, i cili në atë kohë ishte ish-president.