Edi Rama, Gresa Caka, ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe lufta kundër Albin Kurtit, rastësi apo skenar i planifikuar?

MekuliPress

A është e rastësishme që Gresa Caka, ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe e përfolura në mesazhet e propagandistit Berat Buzhala dhe “outsiderit” Petrit Selimi , është pikërisht motra e Gent Cakajt, ish-ministër dhe ish- këshilltar në kabinetin e Edi Ramës?

A është e rastësishme që ky grup të jetë kaq i lidhur me pushtetin e korruptuar në Tiranë dhe me mediat e kapura në Prishtinë është në ballë të sulmeve kundër të pakorruptuarit, Albin Kurti?

Një gjyqtare që bëhet projekt politik?

Si mundet një ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhej të ishte simbol i paanshmërisë dhe drejtësisë, të përmendet (bashkë me Vlora Çitakun) si kandidate për kryeministre e “zarfit” nga qarqe të ndyra, e të korruptuara politike, ekonomike dhe propagandistike?

A është kjo një shenjë e një fakt se drejtësia në Kosovë ka qenë për një kohë të gjatë e stërkapur dhe e çkërdhyer nga interesa mafioze politike?

Pse kjo aleancë kundër Albin Kurtit?

A është rastësi që Gresa Caka, Gent Cakaj, Edi Rama, Petrit Selimi dhe Berat Buzhala janë të gjithë në të njëjtën linjë? Apo bëhet fjalë për një skemë të organizuar për të sabotuar Qeverinë e pakorrutpuar Kurti?

Kur Albin Kurti refuzoi projektet e dëmshme si ‘Open Balkan’, kur nuk lejoi që Kosova të bëhej një “resort biznesi turistik e politik” për Grenellin e korruptuar,(sikurse që ia dolën në Sazan-Shqipëri), kur Serbia nuk arriti t’a grabitë veriun e Kosovës, ata humbën ndikimin e tyre, u çartën dhe u bashkuan për ta sulmuar. Me mediat e tyre mafioze, me gjykatat e kapura, me aleancat e vjetra dhe të reja, kjo klikë po përpiqet të rikthejnë Kosovën në duart e tyre dhe të Beogradit.

Por a do t’ia dalin?

Populli nuk është më ai i dikurshmi! Kosova nuk është më një koloni e interesave të tyre! Pyetja e vërtetë nuk është “a ka një komplot?”, por “a do të lejojmë që historia të përsëritet?”

Koha do ta tregojë kush është në anën e Kosovës dhe kush në anën e mafias politike.

By