𝑷𝒋𝒆𝒔𝒆̈ 𝒏𝒈𝒂 𝒍𝒊𝒃𝒓𝒊 “𝑴𝒆𝒅𝒊𝒂𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝑷𝒐𝒍𝒊𝒕𝒊𝒌𝒂” (2006), 𝒂𝒖𝒕𝒐𝒓 𝑮𝒆̈𝒛𝒊𝒎 𝑴𝒆𝒌𝒖𝒍𝒊, 𝑴𝒂𝒈𝒋𝒊𝒔𝒕𝒆̈𝒓 𝒊 𝒔𝒉𝒌𝒆𝒏𝒄𝒂𝒗𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒆𝒅𝒊𝒂𝒔 𝒅𝒉𝒆 𝒓𝒆𝒕𝒐𝒓𝒊𝒌𝒆̈𝒔.

Para marrjes së pushtetit nga nacionalsocialistët (NSDAP) në Gjermaninë e asaj kohe kishte jo më pak se 4700 tituj gazetash ditore, javore dhe mujore. Si pasojë e ngushtimit dhe e cungimit të hapësirës demokratike e komunikative dhe ndalimit të publikimit të shtypit liberal të kohës, ky numër i gazetave ditore, marramendës për kohën, deri para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ra në 900 tituj.

Kjo nuk rrodhi si pasojë e krizës dhe e problemeve ekonomike apo nga mungesa intelektuale dhe teknike, por ishte një rrjedhojë logjike e politikës së qëllimshme mediale dhe komunikative të nacionalsocialistëve gjermanë.

E tërë kjo faqe e zezë e historisë gjermane ndodhi para shumë dhjetëvjeçarësh. Mirëpo, çuditërisht, opinionit publik shqiptar i duket se e ka të ngjallur ngjarjen e asaj kohe në kohën dhe në hapësirën ku ai jeton sot. Pa dyshim, mediat shqipe janë të shumta në sasi.

Por, nëse vlerësojmë dhe shqyrtojmë përmbajtjen e tyre redaktuese dhe qëllimet e pronarëve të tyre, mund të arrijmë në përfundim se në to ka pak cilësi gazetareske, nuk ka profesionalizëm të vërtetë. Në vend që këto të jenë goja, syri dhe veshi i shoqërisë dhe i kombit, ato po e trullosin atë.

Shumica e këtyre mediave, për të njëjtën ngjarje, ndodhi apo takim, transmetimin dhe përpunimin e lajmit rreth të njëjtës ndodhi e ndërtojnë në mënyra, në forma dhe në përmbajtje tërësisht të ndryshme. Kjo të lë përshtypjen sikur je duke lexuar, shikuar apo dëgjuar ngjarje të ndodhura në një largësi tejet të madhe gjeografike e kohore.

𝐁𝐨𝐣𝐤𝐨𝐭𝐢𝐦 𝐚𝐩𝐨 𝐧𝐱𝐢𝐭𝐣𝐞?

Ndërkombëtarëve iu duhet ruajtur privilegji për të paraqitur të parët “realitetin”. Asnjëri prej këtyre shtytësve nuk është i nxitur profesionalisht, as etnikisht, por ideologjikisht dhe politikisht. Si rezultat i këtij politizimi dhe klanizimi të çdo sfere të shoqërisë shqiptare, kemi edhe ngecje të shitjes së shumë gazetave, si edhe mosdëgjueshmëri dhe mosshikueshmëri të programeve të stacioneve të ndryshme radiotelevizive.

𝐋𝐚𝐣𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐚

Ngjarjet dramatike që kanë pasoja negative për njerëzit, i quajmë shpesh edhe lajme të forta.

Këto lajme të forta shumë herë janë në krye të çdo agjende, duke pasur hapësirë të mjaftueshme mediale.

Një ndër shembujt më të mprehtë për momentin është raportimi dramatik për minoritetet që jetojnë në Kosovë. Ky është një lajm me elemente negative, konflikti, zjarri dhe lufte. Në mediat e huaja bëhet shumë fjalë rreth kushteve “jo të sigurta dhe jo të kënaqshme” për jetën e minoriteteve që jetojnë në Kosovë. E tërë kjo shpeshherë bëhet për qëllime politike, në mënyrë që të lërë mbresa kinse po manipulohet me banorët e Kosovës, para së gjithash, me pakicat e saj.

Nuk do mend se ky raportim kaq i njëanshëm është fund e krye i ndikuar dhe i ndihmuar nga mungesa e strategjisë së mediave tona. Ato, në vend se të bëjnë pasqyrimin e mirëfilltë të rrethanave në Kosovë, bëhen përsëritëse të disa pikëpamjeve për Kosovën që çojnë ujë në mullinjtë e Moskës, Beogradit dhe Parisit. 𝐊𝐮 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐚 𝐠𝐣𝐞𝐣𝐧𝐞̈ 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐡𝐮𝐚𝐣 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐦𝐣𝐞 𝐩𝐚𝐤𝐬𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧, 𝐤𝐮𝐫 𝐚𝐬 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭 𝐞 𝐬𝐚𝐣 𝐧𝐮𝐤 𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐢𝐥𝐥𝐞̈!?

Për mendimin tim, ishte fund e krye i paarsyeshëm fakti që Kosovës iu imponua të quhet “shumetnike”, jo pse ne shqiptaret kemi diçka kundër minoriteteve, përkundrazi, sepse edhe Kosova do të kishte mundur të ishte si Norvegjia, vend shumëkulturor, vend heterogjen, që i ka pakicat e saj, e që nuk quhet shumetnike. Madje, as përcaktimi si “shumetnik” i popullsisë që jeton në Kosovë thjesht nuk qëndron as historikisht. Por, sa media tonat e kanë ngritur zërin për këtë?

Njësoj ndodh edhe gjetiu. Shikoni shqiptarët shtetformues në IRJM. Mediat shqipe atje, në emër të paanshmërisë etnike dhe politike, në emër ”të demokracisë” dhe të kombit – shtet, bëhen zinxhir transmetues nga jashtë – brenda, në vend që t’ia tregojnë botës së jashtme gjendjen e vërtetë të brengave të shqiptarëve të Maqedonisë. Duke u bazuar në këto fakte dhe të meta demokratike, del se sipas “mediave kombëtare” e ndërkombëtare fotografia e “kosovarëve” duhet të shitet sa më e zbehtë, ashtu siç e përpunojnë dhe e dëshirojnë politikat e tyre.

Ky imazh i “shiftarëve”, i “gatuar dhe i formësuar” në laboratorin e mediave ideologjike dhe politike, është politikisht shumë i rrezikshëm dhe diplomatikisht “mbytës dhe varrosës” për arritjen e qëllimeve tona demokratike dhe, të drejtave të natyrshme njerëzore dhe kombëtare.

𝐋𝐚𝐣𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐛𝐮𝐭𝐚

Lajmet që kanë ndikim pozitiv në publik, kanë hapësirë të cunguar në media. Këto lajme quhen lajme të buta. Artikujt e këndshëm e të padhunë shpeshherë i gjejmë në fund të faqeve të gazetave apo në mbyllje të emisioneve radiotelevizive. Jo rrallë ndodh që lajmet e buta të mos publikohen fare.

Është shpresëthyese mënyra se si sot në shumë media evropiane është duke u bërë një përzgjedhje dhe një censurim i politikës informative dhe kulturore ndaj kombit shqiptar në përgjithësi.

Ekziston sot një mekanizëm (politik) që nuk lejon të depërtojë lajmi i butë, “e vërteta” e politikës dhe e kulturës shqiptare në opinionin e jashtëm evropian. Jemi dëshmitarë të kohës se si disa politika dëshirojnë që të na imponojnë dhe të na ”ndihmojnë” që mediat tona të paraqesin përrallën e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën.

𝐀 𝐧𝐮𝐤 𝐞𝐤𝐳𝐢𝐬𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐬𝐨𝐭 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐣𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐤𝐨𝐫𝐧𝐢𝐳𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢𝐝𝐞𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞 𝐟𝐫𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐠𝐚𝐭𝐢 𝐜̧𝐝𝐨 𝐦𝐛𝐫𝐞̈𝐦𝐣𝐞 𝐢 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐯𝐚𝐭𝐞 𝐨𝐩𝐢𝐧𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬?

Filmimi dhe informacioni që vijnë nga shqiptarët dhe të regjistruara këto nga kamerat televizive (politike), transmetojnë e japin vazhdimisht xhami dhe hoxhallarë shqiptarë, tespihe e kuranë të përkthyer në gjuhën shqipe. Kishat shqiptare kjo gazetari “nuk i sheh” pothuajse kurrë, ato nuk paraqiten me qëllim keqdashës në opinionin publik!? 𝐏𝐲𝐞𝐬, 𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐢 𝐬𝐡𝐞𝐡 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐙𝐨𝐭𝐢𝐭 𝐬𝐲𝐫𝐢 𝐢 𝐤𝐚𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐬 (𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞) 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐞𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧𝐞?

Pak gazetarë kundërshtuan, shumë pak kundërshtojnë dhe prodhojnë diçka kundër “shtrembërimit” dhe keqinterpretimit të politikës, të informacionit dhe të kulturës shqiptare. Ndoshta disa edhe e kanë bërë, por pa sukses. Kjo, sepse mediat e mëdha të vendit nuk i përkrahin ankesat e kolegëve të tyre.

Ata “nuk e shohin” censurën. Në vend të saj ata “masturbojnë”, duke ndjekur telenovelat e produksionit ameriko-latin dhe spanjoll, artistikisht dhe moralisht pa vlera. 𝐌𝐨𝐬, 𝐯𝐚𝐥𝐥𝐞̈, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 “𝐤𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚𝐫𝐞̈” 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐧𝐠𝐨𝐩𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐞𝐧𝐬𝐮𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐮𝐥𝐥𝐚𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐬𝐞𝐬𝐚 𝐩𝐚 𝐭𝐨 𝐟𝐚𝐫𝐞!?

(Shkrim i publikuar në vitin 2003)

By