MekuliPress

Rusia në festë

Kremlini ka reaguar pas tensioneve gjatë vizitës së Volodymyr Zelenskyjt në Shtëpinë e Bardhë.

“Gënjeshtra më e madhe e Zelenskyjt nga të gjitha gënjeshtrat e tij është deklarata në Shtëpinë e Bardhë se regjimi i Kievit mbeti i vetëm. Fakti që Trump dhe Vance u përmbajtën dhe nuk e goditën këtë kriminel është një mrekulli e durimit,” shkroi zëdhënësja e Kremlinit, Maria Zakharova, në Telegram, percjell e pavaruara MekuliPress.

Termi “regjimi i Kievit” është një term propagandistik që Kremlini përdor për të delegjitimuar qeverinë e ligjshme të Ukrainës.

Një shuplakë e rëndë

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev e quajti këtë përballje një “shuplakë të rëndë” për Zelenskyjn. Medvedev, një nga zërat më ekstremë në retorikën ruse, ka bërë shpesh deklarata kërcënuese kundër Ukrainës dhe Perëndimit që nga fillimi i pushtimit rus në 2022.

Edhe mediat shtetërore ruse e komentuan vizitën e Zelenskyjt, raportoi agjencia e lajmeve RIA, e kontrolluar nga Kremlini.

𝐄 𝐪𝐮𝐚𝐣𝐧𝐞̈ 𝐙𝐞𝐥𝐞𝐧𝐬𝐤𝐲𝐣𝐧 “𝐟𝐮̈𝐡𝐫𝐞𝐫”

Politikani rus Leonid Slutsky, kreu i Partisë Liberal-Demokrate ultranacionaliste, sulmoi Zelenskyjn në një intervistë për kanalin propagandistik RT.

“Ai është führeri ukrainas dhe patetik,” tha Slutsky, duke përdorur një tjetër narrativë të njohur të propagandës ruse që e portretizon Ukrainën si një shtet “nazist.”

“Tani Zelensky e kupton atë që kemi thënë gjithmonë: ai nuk është gati për paqe.”

𝐏𝐬𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐨𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞𝐬𝐞̈𝐫?

Sot, Zelensky po sulmohet jo vetëm nga Rusia dhe Putini, por edhe nga Trump dhe oligarkia e tij, e cila ka ndërtuar një aleancë me Kremlinin për të dobësuar demokracinë globale. Ata duan të ndalin mbështetjen për Ukrainën, jo për paqe, por për ta lënë atë nën zgjedhën ruse.

Nëse Ukraina bie sot, precedentët që do të krijohen do të jenë katastrofikë edhe për shqiptarët. Kosova është një tjetër shtet i vogël demokratik, i cili përballet me kërcënime të vazhdueshme nga Serbia; një aleate e hapur e Putinit.

Nëse Perëndimi e lë në baltë Ukrainën sot, nesër të njëjtin fat mund ta pësojë edhe Kosova.

Duke mbrojtur sot Zelenskyjn, mbrojmë një rend botëror që nuk lejon agresionin dhe rikthimin e perandorive kriminale. Nëse Ukraina tradhtohet nga Perëndimi, nesër Albin Kurti (Kosova) mund të gjendet në të njëjtën situatë, i braktisur përballë presionit ruso-serb.

Për këtë arsye, mbështetja për Ukrainën nuk është thjesht një çështje evropiane apo amerikane, por është një çështje ekzistenciale edhe për shqiptarët dhe gjeopolitikën e Ballkanit. Një Evropë që i nënshtrohet Putinit dhe një Amerikë e dominuar nga Trumpi mineralist, janë një rrezik për çdo komb të vogël që kërkon të mbijetojë i lirë. Prandaj, rezistenca demokratike ndaj këtyre forcave anti-demokratike është e domosdoshme!

By