Greqia njofton se do të shpenzojë 25 miliardë euro për blerje armatimesh deri në vitin 2036. Blerjet përfshijnë nëndetëse të reja, satelitë, avionë, dronë. Gjithçka në kuadër të një plani 12 vjeçar që do të prezantohet në Parlament së shpejti.

Plani parashikon zhvillimin e një mburojë ajrore, pagesën për 20 avionë F-35, përmirësimin e avionëve F-16 në variantin “Viper” dhe të fregatave gjermane MEKO 200.

“Reuters” vë në dukje se e gjithë paketa synon të forcojë kapacitetet mbrojtëse ndaj Turqisë.

By