Ambasada e Rusisë në Tiranë ka publikuar pak më parë në faqen e vet në Facebook një koment polemizues ndaj atyre që i quan akuza se Rusia po drejton një fushatë dizinformimi në rajon. Ambasada i referohet një dokumenti zyrtar – Strategjisë kundër Ndërhyrjes së Huaj dhe Dizinformacionit 2025-2030, që sipas saj huazon pjesën më të madhe të materialit nga një “studim” i autorizuar nga disinfo.al, një faqe që siç vihet në dukje, ndër të tjera financohet nga “i vetëdiskredituari USAID”.

Një aspekt që është kurioz për të kuptuar dizinformacionin si sëmundje politike fantomatike është fakti se në dokument edhe ndihma e Bashkimit Sovjetik ndaj Shqipërisë, cilësohet si Keqinformim, ndërkohë që i njëjti studim, pasi flet për “Kërcënimin rus” konkludon se Propaganda Ruse ka ndikim të lehtë në Shqipëri.

Ambasada i bën thirrje qeverisë shqiptare të ndalë “gjuetinë e shtrigave” dhe t’i kthehet dialogut mes të dyja vendeve. Kujtojmë se në krye të komisionit për dizinformacionin është Erjon Braçe, ish-kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.

By