Gënjeshtar të gatshëm të Edi Ramës, e cilësoi kryetari i PD-së Sali Berisha analistin Baton Haxhiu. Në deklaratën për mediat, ai e sulmoi ashpër lidhur me Exit Poll-in e publikuar në Albanian Post.
“Së dyti, lidhur me një Exit Poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm, Baton Stanishiçi, është gënjeshtari i gatshëm. Nuk është gjë tjetër, veçse pa bërë asnjë Exit Poll, konvertoi në Poll, memorandumin e Kuçit. I them Edi Ramës se me pilula të tilla do mbetesh shumë shpejt, për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht orët e fundit të tij në pushtet, prandaj të mos përdorë gënjeshtarë të gatshëm, papagaj, të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave. Këto kisha unë”, deklaroi krydemokrati.
Në studion e “Opinion”, analisti Baton Haxhiu zgjodhi t’i përgjigjej shumë shkurt dhe me ironi.
“Kur kam bërë sondazhe për doktorin, atëherë besonte!”