Shërbimet inteligjente greke dhe lituaneze kanë zbuluar një rrjet të dyshuar spiunazhi rus që operonte në pesë shtete: Greqi, Qipro, Bullgari, Mali i Zi dhe Lituani.

Sipas gazetës greke “Kathimerini”, “dy etnikë grekë nga rajoni Tsalka i Gjeorgjisë janë epiqendra e dosjes”.

Sipas të njëjtave burime në muajin mars në Lituani u arrestua një 53 vjeçar me rezidencë në Selanik, që kishte ndërmend të vriste një dissident rus. Personi mendohej se ishte një operativ i GRU-së ruese, agjenci e inteligjencës ushtarake që akuzohet prej vitesh se organizon veprime të tilla.

I dyshuari i dytë, një 59 vjeçar, piktor nga Alexandroupoli u arrestua javën e kaluar në Greqi dhe sipas autoriteteve ishte rekrutuar për të fotografuar dërgesat ushtarake të NATO-s. Në vitin 2024 u zbulua një rrjet tjetër në Greqi, që përfshinte agjentë rusë me qëndrim në Greqinë veriore.

By