Sot, në sheshin ’’Skënderbeu’’, në Bujanoc është thyer qelqi dhe është dëmtuar posteri me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, Dëshmor i UÇPMB-ës. Posteri i thyer ishte vendosur pikërisht para objektit të Komunës së Bujanocit, ku promovohej koncerti në kuadër të manifestimit të Ditëve të Komandant LLESHI-t. Kujtojm opinionin e gjërë se Ridvan Qazimi-LLESHI, ishte Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe është vra pas 4 dite, të nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, nën organizmin, monitorimin dhe garanatimin e faktorit Politik dhe Ushtarak ndërkombëtarë.
Këto akte të ulëta, vepra vandaliste i denojm, jan provokuese, jan mos durim nacional, është sulm ndaj kujtesës son kolektive dhe historisë sonë të lavdishme, ndaj luftës për liri dhe ndaj sakrificës së dëshmorëve tanë, jan cenim e mohim që prekin simbolet tona. Shprehim reagimin publik, pasi tani, Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor i UÇPMB-ës, po ’’vritet’’ për të satën herë:
-Ende nuk është zbardhur vrasja enigmatike e këtij Komandanti të Ushtris Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,
-Vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit,
-Vazhdon të mos lejohet nga instanca qendrore të Serbisë vendosja e shtatores së Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, krahas mos lejimit nga instanca qendrore të Serbisë vendosja edhe të shtatores së heroit ton Kombëtar ’’Skënderbeut’’, në qendër të Bujanocit,
-Bashkëluftëtarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, po ndiqen, po ju kurdisen gjygje politike, e nuk po aminstohen,
-Bashkëqytetarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, po diskriminohemi, në Polici-zingjirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.
Thyerja e posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, Dëshmor i UÇPMB-ës, sot në Bujanoc, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, është një vazhdim pasi në muajin gusht të vitit që e lam pas, 2 herë radhazi branda javës, në qendër të Bujanocit pati pankarta me mbishkrimin ku ishte shprehur Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve në Bujanoc me mbishkrimin’’Vdekje shqiptarëve” dhe ’’nuk ju duam’’.
Këto akte jan të denueshme, përveqë që i denojm, dhe shprehim reagimin publik, është domodoshmëri e kohës që Republika e Serbisë, zyrtarisht do të duhej të dënon këto akte, të ndalohet krijimi i një urrejtje ndaj një Populli të tërë sepse thyerja dhe dëmtimi i posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI,kështu fyhen gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ofendohet popullata shumicë shqiptare e Bujanocit, por edhe Preshevë, Medvegjë, dhe shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut, Vojvodinë dhe gjithë Serbinë. Republika e Kosovës, do të duhej të dënon këtë akt, Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, të dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi po shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj neve Shqiptarëve.
Shtetet e Quintit dhe instanca e mekanizma të BE-ës, është momenti i fundit, jo vetëm të reagojn po do të duhej të ndalojn shprehjen e gjuhës së urrjetjes, kërcnimit, por edhe manifestimit të diskriminimit në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare. Po ashtu kërkohet edhe të nxirret një Deklaratë, dhe Rezolut, konkrete lidhur me diskriminimin dhe shprehjen në rritje të gjuhës së urrjetjes dhe kërcnimit për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.
Shqiptarët, në Serbi jetojn duke ju ekspozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje e asimilim.
Datë, 17 maj 2025 Vështrim, nga Refik HASANI