“𝐔 𝐦𝐲𝐭𝐚 𝐭𝐮 𝐣𝐮 𝐭𝐡𝐚𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐧𝐢𝐚 𝐦𝐞 𝐬𝐲 𝐬’𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐣𝐮 𝐩𝐚, 𝐣𝐮 𝐚𝐩𝐞𝐭”
𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐮𝐦𝐢 𝐢 𝐕𝐚𝐬𝐨 𝐂̧𝐮𝐛𝐫𝐢𝐥𝐨𝐯𝐢𝐪𝐢𝐭 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟏𝟗𝟑𝟕 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐨𝐭𝐞̈𝐦 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓
Nga Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/
Në vitin 1937, akademiku serb, Vaso Çubriloviq, hartoi një dokument famëkeq me titull “Dëbimi i Shqiptarëve”, një memorandum që nuk ishte vetëm një plan teorik, por një projekt konkret për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë, Sanxhak, Shkup dhe më gjerë. Ky dokument dëshmon urrejtjen e pandalshme të politikave serbe ndaj shqiptarëve si komb. Në këtë memorandum haptas propozohen masa si terrorizimi psikologjik, dëbimi masiv me vrasje, përçarja kombëtare dhe përhapja e propagandës që përshkruan shqiptarët si të prapambetur dhe të pa shtet.
𝐓𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Sot, më shumë se 80 vjet më vonë, kur dëgjon disa analistë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe debatues, që me lezet e urrejtje flasin për Shqipërinë si një “shtet i dështuar”, “Mafioz”, “me shqiptarë të egër e të pakulturuar” apo si një vend “i pashpresë e i padenjë” për të jetuar, është e pamundur të mos kujtosh fjalë për fjalë memorandumin e Çubriloviqit. Sepse ajo që bëjnë këta njerëz, shpesh pa e kuptuar, është pikërisht se shërbejnë si vegla të pavetëdijshme (ose të vetëdijshme) të propagandës serbe, duke ushqyer një tregim që është, gati si kopje, me doktrinën serbe për ndarjen dhe largimin e shqiptarëve nga vetvetja; Nga Shqipëria.
Ata që sot kritikojnë Shqipërinë si politikë dhe jo si realitet i përmirësueshëm social, që përçmojnë gjuhën, historinë, kulturën, përditshmërinë dhe vet popullin shqiptar që jeton brenda saj, janë duke “çuar ujë n’mulli të Çubriloviqit” dhe Beogradit. Sepse kjo ishte dhe është strategjia: ta paraqesësh Shqipërinë si të tmerrshme, që të mos jetë kurrë strehë, forcë, apo referencë për shqiptarët kudo që janë. Pra “ATA” dhe “NE…”
Pse e them këtë e pse mendoj kështu?
𝐄 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐮𝐚𝐭 𝐬𝐞 𝐤𝐮 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐧 𝐠𝐚𝐭𝐢 𝟏 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐫𝐫𝐨𝐬𝐞̈𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐬𝐞̈ 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐦𝐞̈ 𝟏𝟗𝟗𝟗?
Shkuam në Shqipëri, apo jo? E ku tjetër pos n’shpi tënde, te motra e të vëllau yt! Në atë Shqipëri të varfër, t’lodhur, t’rrjepur, por të hapur, mikëpritëse, sakrifikuese e bujare. Populli shqiptar në Shqipëri ndau bukën e fundit me ne, trohat e fundit i ndau me fëmijët tanë, strehën dhe shpirtin i ndau me vëllezërit dhe motrat e tij, dhe jo për politikë e as për salltanet, por sepse kjo është natyra e shqiptarit: me nder, me zemër, për njëri-tjetrin.
𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢. 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫. 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢. 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫
Gabim i madh dhe (keq)njohje e rrethanave historike, sociale e politike për ata që identifikojnë Shqipërinë (apo cilindo shtet a komb) me qeveri, me një emër politik, me një episod keqqeverisjeje. 𝐒𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚, 𝐧𝐮𝐤 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐚𝐬 𝐒𝐚𝐥𝐢 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐚, 𝐚𝐬 𝐅𝐚𝐭𝐨𝐬 𝐍𝐚𝐧𝐨, 𝐚𝐬 𝐄𝐧𝐯𝐞𝐫 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚. 𝐏𝐨 𝐩𝐫𝐚 𝐛𝐚𝐬𝐡 𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐬𝐢𝐪 𝐧𝐮𝐤 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐀𝐝𝐨𝐥𝐟 𝐇𝐢𝐭𝐥𝐞𝐫𝐢𝐭, 𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐬𝐢𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐪𝐞 𝐍𝐨𝐫𝐯𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐕𝐢𝐝𝐤𝐮𝐧 𝐐𝐮𝐢𝐬𝐥𝐢𝐧𝐠𝐮𝐭, 𝐞 𝐚𝐬 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢𝐚 𝐞 𝐁𝐞𝐧𝐢𝐭𝐨 𝐌𝐮𝐬𝐨𝐥𝐢𝐧𝐢𝐭…𝐏𝐈𝐊𝐄̈! Bile-bile (të më falin nacionalistët) as Serbia nuk është Kral Nikolla, Garashanini, Çubrilloviqi, Millosheviqi e as Vuçiqi. Mos e përzini popullin me pushtete!
Shqipëria është ajo që mbetet pa këta njerëz: është toka, është flamuri, është gjuha shqipe, është populli human, bujarë e i madh shqiptar; jemi ne pra, shqiptarët.
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Të kritikosh qeverinë është detyrë qytetare. Duhet ta kritikojmë.
Ama të përbaltësh Shqipërinë si ide, si histori, si komb, si shpresë; është shërbim ndaj Serbisë së moçme.
N’vend se me shpallë Shqipërinë armike, kqyrni drejt Beogradit bre, ku prej vitit 1878 e deri n’ditë të sotit po hartohen plane ushtarake-politike shtetërore kundër shqiptarëve; përmes lekëve, përçarjeve, religjionit, përmes mediave, përmes analistëve, përmes OJQ-ve (Shoqëri civile) dhe elementeve tjera të destabilizimit.
𝐏𝐞̈𝐫 𝐑𝐫𝐨𝐧 𝐆𝐣𝐢𝐧𝐨𝐯𝐜𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐬𝐡𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐞̈
Zërat si Rron Gjinovci, që vazhdimisht e përgojojnë Shqipërinë si ide, si komb e si histori, pra (gati) gjithçka shqiptare, nuk po sjellin kritikë konstruktive, por përçmim të kompleksuar. Kur thua “𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐧𝐢𝐚 𝐦𝐞 𝐬𝐲 𝐬’𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐣𝐮 𝐩𝐚” ose “Shqiptarët e Shqipnisë janë tjetër”, kur barazon kriminelët dhe pushtetarët e korruptuar me popullin, kur e paraqet Shqipërinë gati-gati si Serbinë, ti je duke e ushqyer axhendën që kërkon të bindë botën dhe shqiptarët se shqiptarët nuk meritojnë të kenë shtet; as në Kosovë e as në Shqipëri.
Dhe kjo është pikërisht ajo që donte Vaso Çubriloviqi: të bindë botën se shqiptarët janë të paaftë, të egër, të pashpresë, që nuk duhet të kenë as tokë, as shtet, as identitet.
Ja një krahasim i hidhur, por i domosdoshëm:
𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢 𝐢 𝐂̧𝐮𝐛𝐫𝐢𝐥𝐨𝐯𝐢𝐪𝐢𝐭(𝟏𝟗𝟑𝟕) – 𝐓𝐫𝐞𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐨𝐭𝐞̈𝐦 (𝟐𝟎𝟐𝟓)
1. Shqiptarët duhen shpërngulur – 1. Shqiptarët duhet të ikin nga Shqipëria
2. Shqipëria është problem për Ballkanin – 2.Shqipëria është problem për shqiptarët
3. Shqiptarët janë të prapambetur – 3. Shqiptarët janë pa kulturë, pa qytetari
4. Të përçajmë shqiptarët – 4. “Kosovarët” përçmojnë Shqipërinë, e anasjelltas
5. Të kontrollojmë propagandën – 5. Mediat shqipe ushqejnë propagandë vetëshkatërruese
Shqiptarët nuk janë të përkryerë, dhe Shqipëria ka probleme të mëdha, ashtu siq kemi ne në Kosovë, në Mal të Zi, Luginë, Maqedoni të Veriut dhe Çamëri. Dihet përse, apo jo? Por ajo që na bëri të mbijetojmë si komb nuk ishte përsosshmëria apo e përkryera; ishte dashuria për atdheun dhe vetëdija politike se pa Shqipëri, jemi të humbur.
Shqiptarët nuk kanë nevojë të mburren, por kanë arsye të jenë krenarë për atë që kanë ruajtur me gjak e me sakrifica. Dhe është detyra jonë që të mos i shërbejmë planeve të Çubriloviqit, qoftë edhe me “analiza moderne”.
Nfund të fundit, Shqipëria nuk ka nevojë për mbrojtje nga kritikët e saj, por intelegjenca ka nevojë për vetëdijësim kombëtar. Dhe kjo nisë duke njohur historinë, duke mos harruar kush është armiku e kush miku, dhe duke mos e ngatërruar kurrë “miletin” me “hyqymetin.”