Sot pritet vendosja e gurthemeleve të dy urave të reja mbi lumin i Ibër në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut në orë 17:00 në veri të Mitrovicës.
Sipas njoftimit në këtë ceremoni do të marrin pjesë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh Kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Më poshtë agjendën:
Vendosja e gurthemelit të urës për kalim të veturave mbi lumin Ibër. Koha: 17:00, në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Mitrovicë e veriutEcje e përbashkët drejt vendosjes së gurthemelit të urës për kalim të këmbësorëve mbi lumin Ibër, në orën 17:15Vendosja e gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve mbi lumin Ibër, në orën 17:30, përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”, Mitrovicë e jugutPas vendosjes së gurthemelit të urës për kalimi e këmbësoreve do të ketë prononcim të përbashkët për media.Ndryshe, nga LVV kishin bërë të ditur se dy ura të reja do të ndërtohen mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe forcimit të lidhjes mes pjesës jugore dhe veriore të qytetit. /Mekuli Press/