Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar me emocione qesharake ndaj deklaratave të fundit e të argumentuara të Kryeministrit Albin Kurti, duke menduar se me vetëdije po e ndihmon Prokurorinë e Hagës kundër figurave kyçe të UÇK-së, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Por populli nuk harron dhe e di se është pikërisht Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli (PDK) dhe (LDK) që e sponsorizuan dhe e formuan Gjykatën Speciale të Hagës ndaj UCK-së.
Sipas saj, Kurti ka shkuar aq larg sa të akuzojë vizitat ndaj të akuzuarve si “marrje instruksionesh”, çka ajo mendon se qenka një fushate e vazhdueshme për përbaltjen e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.!
“Nuk është as politikë, as rastësi. Është qëllim i pastër,” ka shkruar Çitaku, duke paramenduar se Kurti nuk e kupton konceptin e marrëdhënieve miqësore, sepse, sipas logjikës së saj, “nuk ka as edhe një mik të vetëm”.
Ajo paraftyron se Kurti sundon partinë e tij në mënyrë autoritare. Ndërsa e lëvdëron PDK-në si një subjekt ku ekziston mendimi kritik, debati dhe demokracia e brendshme?!
Duke iu përgjigjur pretendimeve të Kurtit rreth udhëheqjes së PDK-së, Çitaku theksoi qartë se “kryetar e kemi Memli Krasniqin”, një lider që, sipas saj, gëzon legjitimitet dhe respekt të plotë.
“Ti vazhdo qaj e vajto, se për rezultate nuk ke çka flet,” përfundon reagimin e saj ne Facebook, Vlora Çitaku.